EmailFacebookKontakt

Reagime në mbrojtje të Kishës Orthodhokse – Informim real dhe kompetent i opinionit dhe jo shpifje e gënjeshtra

Reagime në mbrojtje të Kishës Orthodhokse
Në lidhje me disa ndërhyrje personash publikë, por edhe të politikës
në çështje të Kishës Ordhodhokse dhe të jetës së saj, si edhe të disa
artikujve nervozë, që vijuan në disa media por edhe në rrjetet sociale,
shprehim edhe njëherë qëndrimin tonë konstant se këto çështje janë të
një natyre shumë serioze, të ndjeshme e delikate dhe të gjithë e kemi për
detyrë t’i trajtojmë si të tilla.
Në mënyrë të veçantë për sa i përket gjuhës adhuruese në jetën
liturgjike të Kishës Orthodhokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar
qartë në statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili
është i njohur edhe nga shteti. Në këtë statut, sikurse edhe në kushtetutë
dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën
Orthodhokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek,
u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë
edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit
modern shqiptar.
Theksojmë sërish se të drejtat që iu takojnë bashkëqytetarëve tanë,
pjesëtarë të minoriteteve, që burojnë nga fryma dhe germa e doku-
menteve përkatëse dhe praktikave ndërkombëtare, në veçanti evropiane,
Informim real dhe kompetent i opinionit
dhe jo shpifje e gënjeshtra
nuk mund t’i nënshtrohen mentaliteteve të kufizimit gjeografik.
Logjikat që pretendojnë një situatë njëngjyrëshe në gjirin e Kishës
Orthodhokse në vend, përbëjnë një injorim naiv të realitetit për sa i përket
përbërjes së grigjës së kësaj Kishe dhe aventurizëm për nga pasojat e tyre.
Trajtimi i çështjeve të kësaj natyre nga Kryepiskopi Anastas, ka
garantuar një klimë të paprecedentë uniteti në gjirin e Kishës, duke ruajtur
konfigurimin e saj kompleks dhe respektuar njëherësh përkatësinë
nacionale dhe veçoritë gjuhësore të besimtarëve të saj. E kundërta do të
kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare, të cilat do
të prishnin përfundimisht koherencën e saj.
Duke shprehur këto shqetësime, iu drejtohemi të gjithëve për më
shumë seriozitet dhe vetëpërmbajtje në trajtimin e çështjeve të kësaj
natyre, informim real dhe kompetent të opinionit dhe jo shpifje e gënjeshtra.
Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë simbiozës harmonike ndërfetare
është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet
në kushtetutë.
Tiranë, 17 prill 2015
DEKLARATË PËR SHTYP e PBDNJ

9