EmailFacebookKontakt

Gjuha greke nuk është armike e gjuhës shqipe

Një përgjigje për akuzën e deputetit Ben
Blushi se përse Kryepeshkopi Janullatos nuk
bekon në shqip në rastet e festave të besimta-
rëve ortodoksë.
Vangjel Dule: Ishte një padrejtësi nga ana
e zotit Blushi. Zoti Blushi është një nga kolegët
e mi më të respektuar dhe këtë e pohoj në të
gjitha ambientet, i vlerësuar për mendimin e tij
politik, për publicistikën e tij.
Anastasi shërbesat fetare i kryen në gjuhën
shqipe dhe është i pari hierark i Kishës
Orthodhokse Autoqefale që këtë gjë e ka bërë
në selitë e 12 Kishave Autoqefale të botës, nga
Athina, Jerusalemi, Kostandinopoja, Moska etj.
Është e padrejtë që të akuzohet për këtë gjë,
Rrjedhimisht, është në të drejtën e tij legjitime
për të shprehur atë thellësi të këtij mendimi me
saktësinë më të madhe dhe konotacionin më
të hollë Fortlumturia e Tij. Në të njëjtën kohë
që kishte edhe përkthim simultan. Doja të
theksoja edhe dy elemente të tjera. E patë sot
nga një studim se gjuha greke është gjuha e
dytë më e përdorur në Shqipëri dhe nuk duhet
ta shpallim si herezi. Është gjuhë e minoritetit
grek dhe për mua duhet të përdoret më shumë,
duhet të ketë emisione në bazë të konventave
ndërkombëtare në mediat qendrore, që nuk ka.
Edhe në sistemin arsimor duhet të ketë më
shumë hapësira. Gjuha greke nuk është armike
e gjuhës shqipe.
Gjuha shqipe nuk është armike e gjuhës greke
në një kohë ku ka një departament përkthimesh,
që e plotëson literaturën fetare me ato pjesë të
saj që nuk janë përkthyer deri më sot. Ajo që
ishte dygjuhëshe në ceremoninë e Pashkës ishte
mesazhi i Pashkës, një mesazh i thellë theolo-
gjiko-filozofik që çdo kishë orthodhokse jep dy
herë në vit, për Krishtlindje dhe për Pashkë.
llva Tare: Kështu ndodh edhe në Serbi,
Rusi, Bullgari… thuhet në gjuhën greke?
Vangjel Dule: Më lini të mbaroj argu-
mentin. Unë kam mbaruar për gjuhë dhe letërsi
angleze, por nuk do të guxoja që një shkrim të
një thellësie të tillë ta bëja në gjuhën angleze,
do ta bëja në gjuhën shqipe ose greke.
– Nënkryetari i Kuvendit, z. Vangjel Dule, i përgjigjet gazetares Ilva Tare në emisionin “Tonight”,
në televizionin ORA NEWS –

5