Jisu Krishti pas Ngjalljes së Tij porositi
nxënësit të shkonin në Galile, sepse atje do t’i
takonte që t’u jepte udhëzime për misionin e
tyre (Mt.28:9-10; 28:16-20). Kjo shfaqje e
Krishtit të ngjallur te nxënësit e Tij, si dhe çdo
shfaqje e Tij (Mk. 16:9-18; Lk.24:13-53;
Jn.20:11-23; Vep.1:1-11; I Kor.15:5-8;), u bë
shkak që ata: a) të rifitonin guximin e humbur,
b) u dha shpresë dhe c) u forcoi dëshirën që të
qëndronin në Jerusalem, sepse në këtë qytet
do të plotësohej premtimi i Perëndisë, d.m.th.
do të dërgohej Shpirti i Shenjtë mbi ta, kështu
ata do të bëheshin predikuesit e Ungjillit, të
lajmit gazmor të Ngjalljes së Krishtit “në të
gjithë Judenë, edhe në Samari, edhe deri
në fund të dheut” (Vep.1:8). Ky premtim i
Krishtit për ardhjen e Shpirtit të Shenjtë mbi
ta shtoi optimizmin e nxënësve dhe zgjeroi
dëshirat e tyre eskatologjike. Prandaj dhe ata
mblidheshin çdo ditë në shtëpinë ku ndodhej
edhe “dhoma e sipërme” dhe atje luteshin që
të merrnin fuqi (Vep.1:13-14). Në këtë vend
u bë edhe zgjedhja e Matthias, zëvendësuesit
të Judë Iskariotit, që të plotësohej numri i të
dymbëdhjetë nxënësve (Vep.1:12-26). Në të
njëjtin vend ishin mbledhur të gjithë edhe ditën
e Pendikostisë, ditën e zbritjes së Shpirtit të
Shenjtë tek ata (Vep.2:1-13).
Pendikostia judaike
Pendikostia (termin “Pendikostia” e gjejmë
te Jov.2:1; Mak.II 12:32; si dhe te Josipi 8-
ïõäáúêüò Ðüëåìïò II 42; dhe 8ïõäáúêÞ
ñ÷áéïëïãßá 252), për judenjtë ishte dita më
qendrore e jetës së tyre kombëtare dhe fetare.
Ajo së bashku me Pashkën dhe
Tendëngre-
hësen përbënin tri festat më të mëdha të
judenjve. Këtë ditë ata festonin të korrat e para
(Eks.23:16; Num.28:26). Gjithashtu, kujtonin
edhe dhënien e Ligjit te Moisiu në Malin Sina
(është shprehur mendimi se, pas shkatërrimit
të Tempullit të Jerusalemit nga trupat romakë
në vitin 70 pas Krishtit filloi të festohej Pendi-
kostia edhe si një kujtim i ligjdhënies në Malin
Sina), si dhe rinovimin e marrëveshjes së Perë-
ndisë me popullin e përzgjedhur izraelit. Ajo
festohej pesëdhjetë ditë pas Pashkës
(Lev.23:15; Deut.16:9), ose shtatë javë pas
ditës së dytë të Pashkës (7×7+1), ishte e njohur
edhe si festa e javëve (Eks.34:22).
Ngjarja e Pendikostisë
Për Kishën, Pendikostia e atij viti do të ishte
ditëlindja e saj. Sipas shën Llukait, autorit të
Kisha është dhe përjeton një Pendikosti të
vazhdueshme.
Zbritja e Shpirtit të Shenjtë i gjeti nxënësit
të papërgatitur, sepse në ato pak (10) ditë pas
Ngjitjes së Krishtit në Qiell, ata nuk mund të
kuptonin se ç’rëndësi kishte porosia e Jisuit
që të mos largoheshin nga Jerusalemi, por të
prisnin plotësimin e premtimit të Perëndisë
(Vep.1:4). Edhe vetë ungjillor Llukai me
tregimin e tij befasohet: “Edhe papritur u bë
një oshtimë nga Qielli si oshtima e një ere
që fryn me fuqi… edhe u dukën mbi ta gjuhë
duke u ndarë si prej zjarri dhe ndenjën mbi
gjithsecilin nga ata (Vep.2:2-3). Shpirti,
Fjala, Mençuria dhe Mësimdhënia e Perëndisë
paraqiten si gjuhë dhe fuqia pastruese e Shpirtit
shndërrohet në zjarr dhe Shpirti i Perëndisë
pastron gjithçka. Gjuhët e zjarrit pastrojnë dhe
falin. Zbritja e Shpirtit të Shenjtë në formë
gjuhësh të zjarrta ka një kuptim më të thellë,
jo që të mahniten njerëzit, por që të tregohet
se: nxënësit morën urdhrin, që të predikojnë
Ungjillin në gjithë kombet, nga vetë i ngjalluri
Jisu Krishti (Mt.28:19). Ardhja e Ngushë-
llimtarit (Jn.14:16) në formë gjuhësh të zjarrta
u dha atyre një rrugë-drejtim për mësimdhë-
nien, se si të veprojnë, por edhe të kishin vigji-
lencë të pandërprerë, me qëllim që të mbrohej
përmbajtja e besimit dhe predikimi i tyre i
pastër e i panjollosur.
Tregimi i shkurtër mbyllet me rezultatet që
kishte zbritja e Shpirtit të Shenjtë te nxënësit:
“të gjithë u mbushën – e u përmbytën nga
hiri i Tij – dhe filluan të flisnin gjuhë të
tjera” (Vep. 2:4). Me tri fjalë Llukai shpreh
zbritjen e Shpirtit të Shenjtë mbi nxënësit: a) si
oshtimë e një ere që fryn me fuqi, b) si gjuhë
prej zjarri dhe c) si gjuhë të tjera (Vep.2: 2-4).
“Gjuhët e tjera” të Pendikostisë janë vepra
profetike e shpalljes – predikimit të fjalës së
Perëndisë në gjuhë të ndryshme. Realiteti që
Shpirti i Shenjtë zbriti te nxënësit dhe i fry-
mëzoi ata të flisnin, jo si dikur gjuhë të nga-
tërruara e sipas dëshirës së tyre, por siç Ai u
jepte e i drejtonte, ata është mjaft domethënës.
Shfaqja e veprës shpëtimtare dhe shenjtëruese
të Kishës në botë u bë në nivelin më të lartë
dhe me një zbritje festive të Shpirtit të Shenjtë
mbi të gjithë nxënësit.
Pendikostia dhe rëndësia e saj
për Kishën
(vijon në numrin e ardhshëm)
Arkimandrit Kozma Sovjani
“Veprave të Apostujve”, ngjarja e zbritjes së
Shpirtit të Shenjtë tek apostujt ndodhi ditën e
festës së Pendikostisë judaike. Pjesëmarrës në
këtë ngjarje ishin të gjithë (Vep.2:1): a) të
dymbëdhjetët, b) të njëqind e njëzet vetat
(Vep. 1:15), si dhe c) çdo nxënës tjetër. Të
gjithë, pra, sa ishin të aftë, të pastër dhe të
gatshëm që të pranonin dhuratat e ndryshme
të Shpirtit të Shenjtë, meqë këto dhurata jepen
në të gjithë Kishën (Vep.2:17-38). Në Jerusa-
lem, në atë çast, ishin edhe nxënësit e tjerë nga
Galilea, të cilët erdhën për festën. Ungjillor
Llukai me frazën të gjithë (Vep.2:1) dëshiron
të theksojë se: Kisha është një institucion që
përbëhet nga njerëz të mbushur me Shpirt të
Shenjtë dhe se Ajo e jep këtë Shpirt të Shenjtë.
I bekuar je, o Krisht Perëndia ynë,
që i tregove peshkatarët të gjithurtë,
duke iu dërguar Shpirtin e Shenjtë
dhe me anën e tyre rrjetore tërë bo-
tën, o Njeridashës, lavdi më Ty!
(Përlëshorja)
Kur i Larti zbriti dhe përzjeu gjuhët,
i përndau kombet. Por, kur dërgoi
gjuhët e zjarrta, të gjithë i thirri në
bashkim. Prandaj, me një zë, ne
lavdërojmë Shpirtin e Tërëshenjtë.
(Shkurtorja)