EmailFacebookKontakt

Shprehje e ekumenizmit dhe e unitetit të Kishës Orthodhokse: Përshëndetje me rastin e 1150-vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar

Fortlumturisë së Tij, Mitropolitit të Sofjes dhe
Patriarkut të Gjithë Bullgarisë, z. Neofit.
Fortlumturi, Krishti u Ngjall!
Me shumë dashuri dhe ngazëllim paskal, marrim
pjesë shpirtërisht – edhe me anën e përfaqësuesit
tonë, Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës
z. Dhimitër, – në kremtimet e përvjetorit të shkëlqyer
të Kishës së Shenjtë të Bullgarisë, me plotësimin e
1150 viteve nga hyrja në Krishterim e popullit bull-
gar. Duke vepruar sipas pohimit të apostull Pavlit:
“Edhe në qoftë se një pjesë vuan, gjithë pjesët vuajnë
bashkë me të; ose nëse nderohet një pjesë, të gjitha
pjesët gëzohen bashkë me të” (1Kor.12:26),
bashkëgëzohemi dhe bashkëlavdërojmë Perëndinë
Triadik për bamirësinë e madhe të Tij, i Cili ftoi edhe
popullin dinamik bullgar në Mbretërinë e Tij, në

Shprehje e ekumenizmit dhe e unitetit të Kishës Orthodhokse
Kishën e Krishtit “e cila është trupi i atij, plotësimi
i atij që i plotëson të gjitha në të gjitha”
(Efes.1:23).
Kujtimi festiv i dhuratave të Perëndisë për çdo
Kishë Orthodhokse Autoqefale, që përbën praninë
dhe shfaqjen e një Kishe Katholike dhe Apostolike
në një vend të caktuar, përbën detyrim mirënjohjeje
të mbarë Orthodhoksisë për Perëndinë. Gjithashtu
është edhe një pikënisje për vendime të reja, që të
shfrytëzohen siç duhet talantat e shumëvyera, që
Perëndia i fali çdo Kishe lokale, për fuqizimin e unitetit
të orthodhoksëve në botë, duke kultivuar shpirtë-
risht dhuratat dhe veçanësitë tona, duke u thelluar në
misterin e besimit, duke mbështetur dhe fuqizuar
besimtarët orthodhoksë.
Përshëndetje me rastin e 1150-vjetorit
të pagëzimit të popullit bullgar
(vijon në faqen 2)(vijon në faqen 2)
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

(vijon nga faqja 1)
Shprehje e ekumenizmit dhe e unitetit
të Kishës Orthodhokse
Njëkohësisht, përkujtimi i ftesës historike
që iu bë një populli të tërë për të përqafuar
besimin orthodhoks në shekullin e 9-të, na ri-
kujton përsëri ne orthodhoksëve se në sheku-
llin e 21-të, ekzistojnë shumë bashkënjerëz tanë,
popuj dhe fise të tëra që ndodhen jashtë Ki-
shës. Kushtet e botës sonë të globalizuar janë
sigurisht të ndryshme. Por detyrimi i të gjithë
atyre që kanë pranuar bamirësitë e Perëndisë,
që ecin në dritën e Atit me anë të zbulesës së
Birit dhe në fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, mbetet
ajo që Zoti i ngjallur përcaktoi: “ dhe do të më
jeni dëshmitarë edhe në Jerusalem, edhe në
gjithë Judenë, edhe në Samari, edhe deri në
skajet e dheut” (Vep. 1:8).
Duke psalur me ngazëllim përsëri dhe
përsëri, himnin ngjallësor, që përmbledh men-
talitetin orthodhoks,
“Krishti u Ngjall”!
Gëzohemi dhe lavdërojmë bashkë me ju,
Perëndinë në Trini me rastin e këtij përvjetori
historik. Dhe urojmë thellësisht Fortlumturinë
Tuaj të dashur, Hierarkinë Tuaj të nderuar,
klerin dhe popullin besimtar të Bullgarisë, që
të frymëzuar prej Ungjillit të së vërtetës dhe të
dashurisë, të vazhdoni më tej rrugëtimin tuaj të
bekuar, duke u përballur me kreativitet me
sfidat e reja të shekullit të 21
-të, me fuqinë e
Kryqit dhe Dritën e Ngjalljes së Tij, duke
dëshmuar në mbarë botën të vërtetën, fuqinë
dhe bukurinë e Orthodhoksisë. “Edhe atij që
sipas fuqisë që veprohet te ne, mund të bëjë
shumë më tepër nga gjithë sa kërkojmë ose
mendojmë, atij i qoftë lavdia në kishë me anë
të Jisu Krishtit në gjithë brezat e jetës së jetëve.
Amin” (Efes.3:20-21).
Me nderim të veçantë dhe dashuri shumë
të thellë në Krishtin e Ngjallur,
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
† Anastasi
Tiranë, 29 prill 2015

Kujtimi festiv i dhuratave të Perëndisë për çdo Kishë Orthodhokse
Autoqefale, që përbën praninë dhe shfaqjen e një Kishe Katholike dhe Apostolike
në një vend të caktuar, përbën detyrim mirënjohjeje të mbarë Orthodhoksisë
për Perëndinë. Gjithashtu është edhe një pikënisje për vendime të reja, që të
shfrytëzohen siç duhet talantat e shumëvyera, që Perëndia i fali çdo Kishe lokale,
për fuqizimin e unitetit të orthodhoksëve në botë, duke kultivuar shpirtërisht
dhuratat dhe veçanësitë tona, duke u thelluar në misterin e besimit, duke
mbështetur dhe fuqizuar besimtarët orthodhoksë.
Përshëndetje me rastin e 1150-vjetorit
të pagëzimit të popullit bullgar

14