EmailFacebookKontakt

Theren 30 të krishterë koptë nga ekstremistët

Theren 30 të krishterë koptë
nga ekstremistët
Ekstremistët e ISIS kanë përhapur ditët e fundit një tjetër video, ku
tregohet ekzekutimi i 30 personave në Libi. Ata janë të krishterë koptë
nga Etiopia, ku ngjarja është pasuar me protesta masive në sheshe. Të
krishterët etiopianë paraqiten në dy grupe me nga 15 veta: pjesëtarëve
të njërit grup u pritet koka në një nga plazhet e Veriut të Libisë, kurse
pjesëtarët e grupit tjetër qëllohen pas shpine të gjunjëzuar. Videoja është
e ngjashme me ekzekutimin me prerje koke të 21 të krishterëve egjiptianë
në muajin shkurt, e cila solli reagimin ushtarak të Egjiptit, me anë të
bombardimeve ajrore. Videoja e publikuar është 29 minuta dhe mban
logon e Shtetit Islamik.
Në video, një ekstremist i ISIS kërcënon të krishterët se do të
ekzekutohen nëse ata nuk pranojnë Islamin ose të paguajnë ‘taksa’ të
veçanta. Muajt e fundit ISIS ka publikuar një numër të madh videosh ku
tregohet vrasja e pengjeve. Këto veprime janë dënuar gjerësisht dhe
kanë ngjallur indinjatë të thellë në gjithë botën, por nuk janë pasuar me
reagime ndërkombëtare bindëse.

6