Mensa “Shoqëria e Dashurisë”
vazhdon të ndihmojë shumë njerëz
në nevojë, që trokasin në derën e
saj. Kjo mensë ka nisur veprimtari-
në bamirëse më 11 janar 2005,
duke funksionuar për dhjetë vjet
rresht. Sot vazhdon punën nën
mbikëqyrjen e grupit “Përhapja e
Dashurisë” ndaj njerëzve në
nevojë. Gjatë këtyre viteve mensa
ka ofruar dy herë në javë ushqim
për të varfrit pa dallim bindjeje apo
përkatësie fetare. Ajo është ngritur
me qëllimin që jo vetëm të ndih-
mojë njerëzit në nevojë me ushqim,
por edhe t’u ofrojë atyre një vend
të sigurt, ku të ndiejnë dashurinë
që Kisha dhe komuniteti ka për ta.
Mensa është e hapur çdo të
martë dhe të enjte në orën 11.00
dhe ndodhet në rrugën “Qemal
Stafa”. Sot ajo u shërben 150 per-
sonave.
Të tilla mensa funksionojnë
edhe në qytetin e Korçës, të Bera-
tit dhe Gjirokastrës.
10 vjet nga hapja e mensës “Shoqëria e Dashurisë”
Nuk mund të mos përmendet
këtu kontributi që shumë besimtarë
kanë dhënë për të, ku duhet veçuar
fushata gjatë periudhës së Pashkës,
e Rinisë Orthodhokse të Tiranës
“Bij të Dritës”, për të mbledhur
dhurata në të holla dhe ushqime.
Dhjakon
Nikolla Kodheli