EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas e kryen Liturgjinë Hyjnore në gjuhën shqipe – Duke theksuar disa të vërteta të pamohueshme

Është për të ardhur keq se kjo e
pavërtetë, që nuk e nderon e aspak
pozicionin profesional të z. Moikom
Zeqo, e vendos atë jashtë kuadrit të
tij si historian dhe studiues dhe, si i
tillë, ka për detyrë të shprehë dhe të
nxjerrë në dritë gjithmonë të vërtetën.
Sqarojmë, gjithashtu, se titulli i
Kishës sonë nuk është “Kisha
Autoqefale Shqiptare”, siç shkruan
ai, por “Kisha Orthodhokse Auto-
qefale e Shqipërisë”. Ky titull shpre-
het në statutin e Kishës sonë, i mi-
ratuar në vitin 2006; titull që është
dhënë nga Patriarkana Ekumenike
në Tomosin e Autoqefalisë të vitit
1937; titull që i është dhënë gjitha-
shtu edhe nga Kongresi i Korçës i
vitit 1929, mbledhur para dhënies
së Autoqefalisë.
Në vazhdimësi, bëjmë të ditur
se tradita dhe mësimet e Kishës so-
në dënojnë mëkatin dhe jo mëkata-
rin, prandaj e shikon me dhembshu-
ri këtë të fundit, që ta ndihmojë në
rrugën e shpëtimit. Kështu, nuk
sulmojmë z. Ben Blushi, por ku-
ndërshtojmë pikëpamjet dhe të pa-
vërtetat e tij, të shprehura mbi këtë
çështje. Të gjithë njerëzit janë të
lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre në çë-
shtjen e besimit, apo të mosbesimit,
prandaj natyrshëm lind pyetja, në-
se nuk janë pjesë e komunitetit or-
thodhoks, përse duhet të merren
vazhdimisht me çështje të Kishës
Orthodhokse apo të shpifin gjëra
të pavërteta kundër saj?
Së fundi, ritheksojmë dhe për-
sërisim pa u lodhur, sepse shpallim
të vërtetën, se Kryepiskopi Anastas,
meshon në shqip dhe se gjuha zyr-
tare në adhurimin orthodhoks në
Shqipëri është gjuha shqipe.
Tiranë, 16 prill 2015
Zyra e Shtypit
E Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Kryepiskopi Anastas e kryen
Liturgjinë Hyjnore në gjuhën shqipe
Duke theksuar disa të vërteta të pamohueshme

9