Akuzave të pavërteta të ditëve
të fundit se Kryepiskopi Anastas
kryen shërbesën e Liturgjisë Hyjno-
re në gjuhën greke, i bashkohet edhe
shkrimtari dhe historiani z. Moikom
Zeqo me intervistën “Sulmet ndaj
Blushit kundër historike…”, në ga-
zetën “Sot”, të përsëritura edhe në
“Dita”. E kemi theksuar dhe e thek-
sojmë përsëri, se Kryepiskopi
Anastas e kryen Liturgjinë Hyjnore
(Meshën) në gjuhën shqipe. Këtë
gjë mund ta konstatojë shumë lehtë
kushdo duke ndjekur Liturgjinë
Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e
Krishtit”, ku edhe meshon Fortlum-
turia e Tij, Imzot Anastasi. (Për kë-
të, çdokush mund t’i referohet edhe
artikujve të botuar nga dy intelek-
tualë orthodhoksë dhe dy priftërinj,
në gazetën “Dita”, 16/ 03/ 2015, si
dhe artikujt e botuar në gazetën
“Panorama” dhe “Gazeta Shqip-
tare”, dt. 16/ 04/ 2015).
U çuditëm me faktin se si një
deputet, i njohur për bindjet e tij
ateiste, zgjodhi të kremten e madhe
të Pashkës për të sulmuar në më-
nyrë të pazakontë Kryepiskopin
Anastas. Konkretisht ai thotë:
“S’më bind kokëfortësia e tij për
të folur në greqisht…”, si dhe ko-
mente të tjera shtesë. Mesazhi i
Pashkës i Kryepiskopit nuk u lexua
vetëm në greqisht, por njëkohësisht
edhe në shqip nga Episkopi i Bylisit,
Asti. Nëse z. Blushi nuk do të ki-
shte kaq shumë paragjykim ndaj
Kryepiskopit dhe besimit Ortho-
dhoks dhe do të ndiqte të plotë
transmetimin televiziv të shërbe-
sës, pas mesazhit do të dëgjonte
Kryepiskopin teksa shqiptonte bu-
kur në gjuhën shqipe vargjet biblike
për këtë të kremte dhe të kryente
të gjithë Liturgjinë Hyjnore në gju-
hën shqipe, siç bën gjithnjë, deri në
orën 2:30. Por, për fatin e mirë, kë-
të gjë e panë me mijëra besimtarë
të pranishëm, si dhe teleshikuesit.
Janë këta që gjykojnë mungesën e
Sqarim i detyruar ndaj një sulmi jodinjitoz
objektivitetit dhe të gjykimit të drejtë
të zotit deputet. Gjithashtu, mesazhi
paskal i Kryepiskopit Anastas, me
porosi të Fortlumturisë së Tij, u
lexua në të gjitha qytetet dhe fsha-
trat e Kryepiskopatës: Durrës, Ka-
vajë, Shkodër, Elbasan, Shpat,
vetëm në shqip.
Të gjithë të pranishmit në Ki-
shën Katedrale të Tiranës gjatë Li-
turgjisë së Ngjalljes patën rastin të
ndjekin Shërbesën e Shenjtë në
shqip. Mesazhi paskal i Kryepi-
skopit për rrjetet televizive u lexua
prej tij në shqip, siç bëhet çdo vit.
Në Kishën Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë, përveç gjuhës
zyrtare shqipe përdoret edhe gjuha
greke, në të cilën janë shkruar
Ungjijtë dhe tërë tradita e Kishës
Orthodhokse. Këtë gjuhë e përdo-
rin gjithmonë si traditë pjesëtarët e
minoritetit grek, të cilët janë anëta-
rë me të drejta të barabarta të Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
Sa i takon çështjes që do të nxje-
rrë në pah tani z. Blushi – duke
ndjekur një vijë të re sulmi, të cilën
e kanë inauguruar të tjerë, kufi-
zohemi të ribotojmë atë që dekla-
ruan dy profesorë Universiteti dhe
dy priftërinj. (Gazeta Dita 16/03/
2015): “Në lidhje me dashurinë e
Kryepiskopit për gjuhën shqipe,
Fortlumturia e Tij studion vazhdi-
misht, lexon, kupton dhe flet saktë
shqip. Ai mbërriti në Shqipëri në
moshë të madhe (62 vjeç) dhe nuk
ka mundësi të bëjë referate ose
predikime. Por dihet nga të gjithë
se meshon dhe mban mesazhe tele-
vizive në gjuhën shqipe. Respektin
dhe dashurinë e tij për gjuhën shqipe
e tregon gjithashtu fakti se që në
vitin 1994 ngriti shtypshkronjën për
botimin e periodikëve, gazetave,
librave në gjuhën shqipe, përkuj-
deset për botimin e dhjetëra librave
në shqip. Madje ka ngritur dhe
financuar shkolla të të gjitha nive-
leve, ka dhënë bursa për mijëra nxë-
nës për arsimimin e tyre në gjuhën
shqipe. Ai i nxit vazhdimisht kleri-
kët dhe bashkëpunëtorët e tij për
një njohje sa më të mirë të saj. Për
herë të parë në histori nga goja e
tij u dëgjuan thënie liturgjike në
shqip, në Konstandinopojë, Athinë,
Bukuresht, Moskë, në Nish të Ser-
bisë, në Sofie, Damask, Bejrut,
Aleksandri etj., gjatë bashkëmeshi-
meve me primatë të tjerë ortho-
dhoksë”.
Kushdo që është i interesuar
për më shumë mund të shikojë dhe
të lexojë përkthimet në shqip të
disa veprave të Kryepiskopit, si
p.sh.: Globalizmi dhe Ortho-
dhoksia, Tiranë 2004, 304 f./
Gjurmë nga Kërkimi i Tran-
shendentes. Përmbledhje hulum-
timesh fetarologjike. (Feja •
Induizmi • Budizmi • Fetë Afrikane
• Misticizmi etj.), botim i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, Tiranë 2010, 376 f./ Perë-
ndia u shfaq në mish…, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë, Tiranë 2012, 216 f./ Tani të
gjitha u mbushën me dritë, botim
i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, Tiranë 2007, bot. i
dytë i plotësuar 2012, 202 f./
Mesazhe Hyjnore, botim i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, Tiranë 2009, 269 f./
Udhëtim Shpirtëror, botim i Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, botim i tretë, Tiranë
2011, 441 f./ Ringritja e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë (1991-2012). botim i Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, Tiranë. Bot. i dytë,
2013, 176 f. Dhjetëra artikuj të tij
janë botuar në revistën periodike
Kërkim (Teologji, shkencë, kultu-
rë, aktualitet) dhe në gazetën
Ngjallja, të cilat i ka themeluar.
Botimet orthodhokse në gjuhën
shqipe janë realizuar gjithmonë me
kujdesin e Kryepiskopit.
Së fundi, të gjithë ne që jetojmë
pranë tij, e dimë mirë se edhe sot,
në moshë të madhe, vazhdon studi-
min e gjuhës shqipe me shumë inte-
resim dhe dashuri.
Episkopi i Apollonisë
Nikolla (Hyka)
Tiranë, 15 prill 2015