EmailFacebookKontakt

NJË VEPËR MADHËSHTORE – Për të cilën u përpoqën të shpifin

Në gazetën “Telegraf” të datës
15.04.2015, u botua përsëri një ar-
tikull fyes antiorthodhoks, me titull
«Janullatos, koncesionar me
100% aksione në 3 HEC-e dhe
dora e Perëndisë del se është
futur në mënyrë të paligjshme në
xhepin e fitimeve të koncesiona-
rëve”. Ato që thotë gazetari Përpa-
rim Halili në lidhje me veprën hidro-
energjetike, nuk përbëjnë asnjë lajm
të ri. Gjithçka, me detaje, është bo-
tuar me kohë në rrjetet zyrtare të
shtetit shqiptar. E vetmja gjë e re
është përpjekja për të shtrembëruar
faktet dhe shpifja, me retorikë
histerike të një niveli të ulët, ndaj
personit iniciator të këtij kontributi
të madh shoqëror.
Vepra hidroenergjetike në fjalë,
është një investim i madh në sek-
torin energjetik në dobi të Shqipëri-
së. Nuk i takon Kryepiskopit, por
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Kryepiskopi Anastas, si
person ekonomikisht i pavarur, me
pensionin e tij universitar dhe, duke
bërë një jetë modeste, nuk mban
asgjë për vete apo për ndonjë tjetër.
Të gjitha ia ka ofruar Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipëri-
së. Veprimet e Kryepiskopit bashkë-
vendosen me organet kompetente
kishtare. Fortlumturia e Tij, Krye-
piskopi Anastas, me autoritetin
ndërkombëtar që gëzon dhe besi-
min e madh që kanë ndaj tij orga-
nizmat fetarë evropianë e botërorë,
është ai që mori iniciativën dhe që
kujdeset për grumbullimin e fonde-
ve të nevojshme të ndërtimit të ve-
prës, që me siguri do të mbetet dhe
do t’i shërbejë vendit.
TË DHËNAT REALE
QË NUK MUND TË VIHEN
NË DYSHIM
a) Sipas ligjit 10057, të
datës 22.01.2009, “ Marrë-
veshja midis Këshillit të Mini-
strave të Republikës së Shqipë-
risë dhe Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë për
rregullimin e marrëdhënieve të
ndërsjella” nenet 10 dhe 18
etj., Kisha Orthodhokse lejohet
të ushtrojë aktivitet ekonomik
që synon mbështetjen e ve-
prës së saj shpirtërore, sociale,
filantropike dhe arsimore. Me
vendim të Gjykatës së Tiranës,
(2498/19.3.2009), që u nxor
sipas detyrimit të ligjit në fjalë
“Kryepiskopi ka të gjitha de-
tyrimet dhe të gjitha të drejtat e
parashikuara nga Kanonet e
Shenjta dhe nga Statuti. Krye-
piskop i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë është Prof.
Dr. Anastasios Gerasimos
Yannoulatos”.
b) Statuti i Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipë-
risë, neni 59, thotë: “Sinodi i
Shenjtë mund të krijojë shoqëri
të veçanta me për gjegjësi të
kufizuar”.
c) Qëllimi i shoqërisë
“Energjia Ekologjike”, e kri-
juar nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, siç
deklarohet në statutin e saj,
është: «Studimi, ndërtimi dhe
funksionimi i veprave energje-
tike bazuar në burimet e rino-
vueshme ose ofrimi i shërbi-
meve në Shqipëri dhe jashtë saj,
me synimin ekskluziv krijimin
e burimeve finan ciare për
veprën e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë,
bazuar në parimet e nder-
shmërisë, transparencës dhe
zbatimit të përpiktë të legji-
slacionit në fuqi».
Investimi në fjalë, do të mbë-
shtesë edhe ekonomikisht “Autoqe-
falinë” e Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë, veprën e saj sociale, fi-
lantropike dhe kulturore. Pra, të
ngjall dyshim fakti, që përse disa
qarqe kanë si qëllim shpifjen dhe
minimin e kësaj përpjekjeje. Kjo
është një vepër madhështore, që
tashmë po jep kontributin e saj në
zhvillimin e vendit, duke iu ofruar
punësim direkt mbi 100 punonjësve
shqiptarë dhe ka një kontribut afat-
gjatë social akoma edhe më të gje-
rë. Pikërisht, këtë vepër, gazetari
në fjalë, u përpoq ta akuzojë si të
paligjshme dhe të rrezikshme dhe
njëkohësisht të sulmojë me një
dëshirë të sëmurë antiorthodhokse
Kryepiskopin Anastas, i cili është
frymëzuesi dhe protagonisti i saj,
duke përdorur etiketime përbuzëse
dhe që nuk qëndrojnë në të vërtetë.
Teksti i z. Halili do të mbetet një
shembull i gazetarisë së pandër-
gjegjshme, shtrembëruese, që ka si
synim keqinformimin e opinionit
publik. Por realiteti nuk mund të
vihet në dyshim. Dhe balta e akuza-
ve dinake nuk i reziston dot rrjedhës
së ujit të pastër të së vërtetës.
Zyra e Shtypit
e Sinodit të Shenjtë
17.04.2015

NJË VEPËR MADHËSHTORE
Për të cilën u përpoqën të shpifin

9