EmailFacebookKontakt

Sjellje e papërgjegjshme me Censusin e vitit 2011

Dy fjalë edhe për të dhënat e
rilevuara dhe të publikuara nga
INSTAT për besimet fetare. Në
faqen 71 të publikimit të cituar je-
pet tabela në krye të së cilës shëno-
het: “Popullsia banuese sipas për-
katësisë fetare”. Natyrisht që ky
është regjistrimi i parë që bën një
përpjekje për të rilevuar edhe këtë
kategori të popullsisë në Shqipëri.
Gjatë gjithë intervalit kohor sheku-
llor, për Shqipërinë, nuk ka pasur
regjistrime të popullsisë që të ketë
përfshirë edhe strukturën fetare të
vendit. Të dhëna të tjera: sipas gje-
ndjes civile, sipas ish-enteve fetare
apo sipas vlerësimeve të ndryshme,
janë dhënë me bollëk gjer në vitin
1967. Nga këto të dhëna, si dhe
nga disa anketime që janë bërë nga
mesi i viteve 1990, është shfaqur
një strukturë fetare e popullsisë së
Shqipërisë e tillë: myslimanët dhe
bektashinjtë zinin gati 2/3 e po-
pullsisë së vendit (63%), ortho-
dhoksët zinin rreth 22%, katolikët
8% dhe 7% ishin të padeklaruarit.
Në të dhënat e regjistrimit të vitit
2011 vëmë re një “përmbysje” të
situatës, si dhe tregues tepër të
çuditshëm. Të dhënat e regjistrimit
shënojnë se: myslimanët zënë
56.70% të popullsisë së vendit;
bektashinjtë zënë vetëm 2,09%
(58.628 banorë) të popullsisë, ose
aq banorë bektashi sa ka vetëm
Gjirokastra. Po krahinat e tjera me
bektashi ku janë? Kur shohim për
çudi që katolikët jo vetëm që nuk
kanë “ikur gjëkundi” por përku-
ndrazi janë shtuar me rreth 2% të
popullsisë. Nga ana e tyre ortho-
dhoksët e shkretë dynjanë e hakut
kanë marrë, nga 22% që mund të
ishin, INSTAT i ka katandisur në
vetëm 6.75%. D.m.th. pakësimin
me mbi 3 herë të popullsisë ortho-
dhokse dhe rritjen me mbi 2% të
popullsisë katolike, ky siç duket ka
qenë misioni bazë i “Censusit”. Por
më poshtë do të shohim se INSTAT
ka zbuluar: në Shqipëri ka 3797
evangjelistë, po ka dhe të krishterë
të tjerë, që nuk e dimë se çfarë ja-
në, por ama janë 1919 veta. “Zbu-
limi” më i madh është ai që INSTAT
ka rilevuar 69.995 banorë “ateistë”
në Shqi-përi, 153.630 besimtarë të
pacilë-suar, siç ka edhe 602 banorë
me fe të ndryshme dhe 386.024
Sjellje e papërgjegjshme me Censusin e vitit 2011
banorë që nuk përgjigjen. Të nde-
ruar lexues! Kam 40 vjet që merrem
me studime demografike, kam parë
shumë punime e botime, si nga Lin-
dja e nga Perëndimi, por publikime
demografike që të flasin “kodra
pas bregut”, siç është censusi i
INSTAT nuk kam parë asgjë-
kundi.
Prof. dr. Arqile Bërxholi
(Marrë nga libri
“Bashkësia shoqërore
Ortodokse në Shqipëri”. Në
numrin e ardhshëm do të botojmë
referatin me këtë temë që autori
ka mbajtur në takimet e Lidhjes
së Intelektualëve Orthodhoksë)

2