EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas flet Krishtin…

Teksa pas ditëve festive të Pa-
shkës, i hodha një sy gazetave të
ditës në një kioskë afër Kishës së
Ungjillëzimit në Tiranë, befas sytë
më shkuan te një foto, në faqe të
parë, e Kryepiskopit Anastas dhe
e Ben Blushit, me një titull përbri
“Kur fryma e etërve nuk vdes…” të
atë Gjergj Metës. Por, kur u thellova
pak më shumë, vura re se Gjergj Me-
ta nuk përmendte Blushin në shkri-
min e tij, por se ky i fundit i bënte
një analizë Kryepiskopit Anastas.
U habita për këtë shkrim, sepse
me sa di, z. Blushi është një njeri që
deklarohet vetë si ateist e kjo është
një zgjidhje e lirë e personit dhe respe-
ktohet, por të analizosh një persona-
litet fetar pa pasur shtysat, përvo-
jën dhe përgatitjen teorike fetare të
domosdoshme, m’u duk paksa e te-
pruar. E, në fakt, që në fillim, Blushi
pohon se nuk është besimtar “me-
gjithatë i ndjek për arsye kulturore
e, në disa raste, politike ritet fetare”.
Më pas përbetohet se është një
ateist, i rritur pa ndikime dhe disi-
plina fetare, prisja këtu edhe ndonjë
prapashtesë se feja është prapani-
ke dhe anakronike, që rëndom i gjen
në gjuhën e socio-ateizmit. Në vazh-
dilemat e tij. Deri këtu një fenomen
normal i jetës së një njeriu të rritur
në periudhën më të errët të diktatu-
rës në Shqipëri, me kufizimet e
mëdha ideore dhe shpirtërore që e
karakterizoi atë, me gjurmët e trau-
mave psikike dhe kulturore të rë-
nda që ne morëm të gjithë gjatë
viteve më të bukura të jetës sonë
fëmijërore dhe rinore në këtë vend.
Pohime që në fakt të ngjallin dhimb-
je për përhumbjen e thellë që na
shkaktoi fryma e etërve të socio-
ateizmit, për aberacionin e rëndë
psiko-moral, për shkatërrimin e
madh të ndërgjegjes, lirisë dhe di-
njitetit njerëzor, të së drejtës më të
hershme të njeriut për të gjetur ele-
mentin e “llojit hyjnor”, siç thotë
Kryepiskopi Anastas përbrenda
vetes.
Më pas përdor gjuhën e drunjtë
të akuzatorëve të fesë, këtu më
ngjasoi me një rast që përmendet
në jetën e shën Llukait, kryepisko-
pit të Krimesë, një prej profesorëve
më të mëdhenj të kirurgjisë në Ba-
shkimin Sovjetik, jeta e të cilit ngja-
son më së shumti me atë të Kryepi-
skopit Anastas Janullatos.
Kryepiskopi Anastas flet Krishtin…
Botuar në gazetën “Panorama” dt. 14.04.2015, Tiranë
(vijon në faqen 4)
dim ngre dyshimet e veta në lidhje
me ekzistencën e Krishtit, por nuk
ndalet këtu, e gjen të vërtetën sipas
tij. Pohon se kjo është një legjen-
dë, e mahnitshme, për të treguar
se është një shkrimtar që e kupton
trillin nga e vërteta… dhe si një ma-
terialist dialektik, pa përtuar fare
kërkon provën e madhe të ekzisten-
cës së Zotit, si ata shkencëtarët që
po stërmundohen për të gjetur thërr-
mijën e Zotit.
Por Blushi, nuk lodhet aq shumë,
dhe parashtron pa u menduar gjatë

Teksa shën Llukai operonte dhe
shëronte me mijëra njerëz në mbarë
BS, midis tyre edhe gjeneralë e zyr-
tarë të lartë të regjimit komunist,
teksa i ofronte mbarë njerëzimit
arritje dhe gjetje të reja në mjekësi,
të cilat shpëtuan me mijëra jetë,
regjimi nuk vlerësonte aspak titujt
shkencorë, punën e mrekullueshme
të këtij kryepiskopi kirurg të fam-
shëm, që mori çmime ndërkombë-
tare, por i kërkonte prova të paku-
ndërshtueshme të ekzistencës së
Zotit dhe e dënonte me gulag. Edhe
në rastin tonë, Blushi, në aktpadinë
e tij, i kërkon Anastasit provën e
madhe të ekzistencës së Zotit.
Nëse Anastasi me gjithë titujt
shkencorë dhe urtësinë e padisku-
tueshme që ka dhe që e pohon edhe
Blushi për arsyet e tij, që i shtjellon
më vonë, nuk arrin t’ia japë atij pro-
vën e ekzistencës së Zotit, atëherë
pa dyshim që nuk ka më Zot për
Blushin. Dhe për këtë ai pret ditën
e madhe të Pashkës, njësoj si ju-
denjtë që prisnin edhe ata ngjalljen
e Krishtit si një mbret tokësor, që
do të zgjidhte dilemat dhe vështi-
rësitë e tyre, për t’i parashtruar
Kryepiskopit dilemat e mëdha të tij.
Natyrisht, kjo është përgjegjësia e
një kryepiskopi orthodhoks, të sqa-
rojë grigjën e tij, madje edhe ata
jashtë saj, ateistët, për problemet
e ekzistencës njerëzore, por ky nuk
është rast i tillë.
Z. Blushi përpiqet të luajë në
mënyrë gazetareske me këto pye-
tje, për të nxjerrë vetë si konklu-
zion se Zot nuk ka dhe për pasojë
edhe vepra e Anastasit si dishepull
i Krishtit nuk bind Blushin ashtu si
dhe etërit e bijtë e socio-ateizmit në
këtë rast. Për ta përforcuar këtë
gjë, përdor një term, të përmendur
lodhshëm në shtypin e përditshëm
“mesha shqiptare” që nuk ekziston
tjetërkund në theologjinë botërore
të krishterë dhe përpiqet të akuzojë
Anastasin me moskryerjen e një
“meshe shqiptare!”. A thua se na
paska meshë greke, amerikane,
angleze, italiane, ruse, bullgare etj.!
A thua se paska një Krisht
shqiptar, grek, serb, italian, bullgar,
që dallon në kombe të ndryshme!
A thua se fjala e shën Pavlit, për
të na shpëtuar nga izolimi i naciona-
lizmit dhe urrejtja racore që lind prej
tij: “Në Krishtin nuk ka jude, grek,
romak” dhe në kontekstin e sotëm
as shqiptar, bullgar, serb nuk ka
ndonjë vlerë! Kështu na del një tje-
tër theologji, ajo e hyjnizimit të ko-
mbit dhe të nacionalizmit, diçka që
ishte karakteristikë e socio-ate-
izmit.
Këtu z. Blushi mendon se i vë
minën përfundimtare godinës së
misionarizmit fetar të Anastasit, kur
thotë në mënyrë akuzuese përse
nuk bën “meshë shqiptare”, përse
Zoti, nëse ekziston dhe e kupton,
nuk i thotë Anastasit të flasë shqip,
përse Zoti në këtë rast nuk denjon
të lejojë meshën shqiptare? Kjo
është akuza më e lartë që bën
Blushi në polemikën e tij anti-Zot
në frymën e etërve socio-ateistë.
Deri më sot, asnjë polemist, nuk
kishte guxuar të ngrinte këtë akt-
akuzë të lartë, por Blushi, me
cilësinë e politiko-shkrimtarit, nuk
mënon fare: ai, me fantazi të shfre-
nuar, i ngre gishtin Zotit. E gjetëm
fajtorin, pra si rëndom feja, Zoti na
e ka fajin, dhe jo ne. Natyrisht do
të thotë se kjo është edhe pjesë e
lirisë dhe e fantazisë së shkrimtarit,
paçka se vetë nuk shquan dot se
kur është politikan, zyrtar i shtetit,
deputet, gazetar dhe shkrimtar. A
ka provë për akuzat e Blushit?
Patjetër, duke mos gjetur gjë tjetër,
sipas tij në krye qëndron krimi i
rëndë se Kryepiskopi qëllimshëm
nuk flet shqip.
Në këtë gjë ai pason të tjerët,
nuk është aq origjinal në mendimin
e tij. E godasin Anastasin, sepse nuk
flet shqip, nuk bën meshë shqiptare,
nuk ka gjak shqiptar, nuk është një
si ata… Ky është krim, është agjita-
cion e propagandë, por e shkallës si-
përore sipas fesë së socio-ateizmit,
kjo kundërshton teorinë e kombit
të formuluar prej Marksit, mund të
ketë solidaritet dhe vëllazërim, por
vetëm në emër të ateizmit dhe komu-
nizmit, jo nga feja, sepse feja është
opium i gjetur për kombet nga kapi-
talizmi dhe imperializmi për t’i shfry-
tëzuar ato për qëllime materiale.
Por a është krim kaq i rëndë
vërtet që Anastasi nuk është si ne,
njëri nga ne, njësoj si ne?… Perso-
nalisht do të shqetësohesha shumë
nëse Anastasi do të ishte si ne, sipas
konceptit që mbizotëron sot në sho-
qërinë tonë. Jam i lumtur që Krye-
piskopi Anastas nuk ngjason me
askënd nga skena politike dhe so-
ciale e vendit tonë, jam i lumtur që
Kryepiskopi im është njeriu që sa-
krifikon jetën e tij për hir të grigjës,
që, si një atë i mirë, rri zgjuar për
mbarëvajtjen e bijve të tij, të kri-
shterëve orthodhosë të Shqipërisë,
që prej 23 vitesh vetëm dhuron
dashuri, hir, mirësi, përdëllim, paqe
në një vend si ky yni, ku shkelet
me këmbë dinjiteti i të gjithëve.
Jam i lumtur që Kryepiskopi
Anastas dhuron gjithçka që ka dhe
jep edhe jetën e tij për hir të dashuri-
së për njeriun, për njerëzit në nevo-
jë, për bashkëkombasit e mi, të cilët
korrupsioni, shtypja, injoranca, dhu-
na, ligësia e shoqërisë postkomu-
niste socio-ateiste i mashtron, i shtyp,
i mban në errësirë me të gjitha for-
cat e saj. Jam i lumtur që kam një
Kryepiskop të tillë, jo vetëm unë,
por shumica e orthodhoksëve, sepse
kur na flet e kur na predikon, para
se të flasë çdo gjuhë tjetër, ai flet
Krishtin…
Për Krishtin kemi nevojë ne, jo
për fjalë boshe të thëna në gjuhën
e keqpërdorur shqipe. Jam i lumtur
se kam një Kryepiskop i cili kur etë-
rit tanë të socio-ateizmit shkatërro-
nin dhe vrisnin në emër të fesë së
Kryepiskopi Anastas flet Krishtin…
(vijon nga faqja 3) tyre, shkonte me këmbë në mes të
Afrikës, Amerikës, Azisë për të
predikuar Krishtin e ngjallur. Kur
këtu nuk lejohej as edhe shprehja
më e vogël e keqardhjes dhe e
dhembshurisë njerëzore për tjetrin,
Kryepiskopi jetonte në mes të afri-
kanëve të varfër dhe bashkëndante
me ta vështirësitë. Jam krenar dhe
i lumtur që kam një Kryepiskop të
tillë, që, kur të tjerët e gjuajnë me
gurë, i merr gurët, siç thotë vetë,
dhe ndërton kisha.
Kisha në shpirtrat tanë të rrë-
nuar dhe të vuajtur, ku mbizotëron
errësira dhe urrejtja. Për këtë disa
nuk e duan Anastasin, sepse ai flet,
predikon Krishtin, me fjalë ose pa
fjalë nuk ka rëndësi, me jetë, me
vepër, me heshtje, me dashuri…
Ndryshe nga ne që luftojmë të mi-
rën dhe Krishtin me çdo mundësi
dhe mjet, që e urrejmë dhe e shka-
tërrojmë ikonën e Tij, njeriun, në të
gjitha format, duke e shfrytëzuar
edhe besimin e Tij, për qëllime
“kulturore” dhe “politike”.
Ju siguroj se edhe nëse Kryepi-
skopi Anastas do të gjente prova
të prejardhjes së tij të pastër shqip-
tare prej 14 brezash, edhe sikur të
fliste në të gjitha dialektet e shqi-
pes, përsëri do ta luftonin dhe do
ta akuzonin, sepse në fakt nuk e
kanë me Anastasin, si edhe Blushi
e pohon, por me Krishtin që ai për-
faqëson. A nuk ka ndodhur kështu
me klerikët e tjerë orthodhoksë nga
Shqipëria, që i luftuan deri në eli-
minimin e tyre fizik? Apo mendon
dikush se Noli po të ndodhej në
Shqipëri, do të kishte një fat tjetër
përveç pushkatimit dhe burgut?
Në të vërtetë ky është misioni i
Kryepiskopit Anastas, të predikojë
Krishtin e kryqëzuar e të ngjallur,
me çdo kusht, me çdo çmim, duke
mos pyetur për sulmet apo provo-
kimet, pengesat dhe ligësitë tona.
Lavdi Zotit që e bën këtë vepër, kjo
për ne orthodhokët është prova e
Krishtit që ekziston, se Kryepisko-
pi është ai që thotë, sepse e jetojmë
këtë dhe e provojmë përditë besni-
kërinë e tij ndaj Kishës e ndaj nesh…
Gëzuar Pashkën!
Atë Anastas Bendo
Përkthyes, kryeredaktor
i revistës “Kërkim”.

5