Me Ngjalljen e Tij, Krishti e lartësoi përfu-
ndimisht dinjitetin e njeriut, të cilin e rrëzon
padrejtësia, dhuna, gënjeshtra, pasionet,
mëkati, në përgjithësi, dhe e dërrmon vdekja.
Perëndinjeriu Jisu, me pranimin e vullnetshëm
të Pësimit dhe, duke triumfuar me Ngjalljen e
Tij, mposhti gjithçka që poshtëron dinjitetin
njerëzor. Kremtojmë pikërisht këtë triumf që i
hapi perspektivë të tërëndritshme qenies nje-
rëzore. Në këtë të kremte plot dritë, Kisha
jonë na këshillon të ndërgjegjësohemi më
shumë për dinjitetin që na ka dhënë Perëndia.
Nga propozimet e ndryshme fetare ose
filozofike në lidhje me dinjitetin njerëzor, më i
guximshmi dhe më madhështori mbetet
propozimi i besimit të krishterë. Ai bazohet në
të vërtetën se njeriu është krijuar “sipas ikonës
së Perëndisë” (Gjen.1:26-27, 5:1) dhe i është
dhënë mundësia të ecë drejt “ngjashmërisë”,
duke përdorur elementin “e llojit hyjnor”, i cili
ekziston brenda natyrës njerëzore. Sigurisht,
shumë njerëz nuk e pranojnë zbulesën e
krishterë dhe formulojnë ide të ndryshme. Por
ky fakt nuk ia heq të vërtetën dhe fuqinë tra-
ditës së krishterë, e cila ka qenë nënshtresa
shpirtërore për deklaratat mbi të drejtat e njeriut
dhe theksimin e veçantë që i bëhet dinjitetit
njerëzor.
Besimi i krishterë ngjall te njeriu ndjesinë e
vlerës së tij shpirtërore dhe morale. Mendimi
theologjik ka theksuar si veçori të ikonës hyj-
nore të kuptuarin, ndërgjegjen, vullnetin. Në
mënyrë të veçantë, theologjia orthodhokse ka
theksuar me forcë lirinë dhe dashurinë. Nga
zhvillimi i këtyre mundësive shpirtërore varet
dhe dinjiteti personal i njeriut.
Për botëkuptimin orthodhoks, njeriu me
dinjitet, në thelb, nuk është borgjezi që e ka
rregulluar jetën më së miri, por njeriu fisnik me
moral, i drejti, i ndershmi, i vërteti. Njeriu që
vë në lëvizje të gjitha mundësitë shpirtërore dhe
Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
Krishti u Ngjall!
(vijon në faqen 6)
PASHKË 2015
Ngjallja – Lartësimi i dinjitetit njerëzor
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
ecën drejt një pjekurie të brendshme të
vazhdueshme. Dinjiteti i krishterë gërshetohet
me përulësinë spontane, me sigurinë se, ajo
që jemi, nuk është vetëm arritja jonë. Sigurisht,
dëshira jonë është e domosdoshme, por është
i nevojshëm edhe veprimi i Hirit Hyjnor.
Vlera e njeriut, dinjiteti ynë, plotësohet dhe
përsoset në rrugën tonë për t’u bërë “pjesë-
marrës të natyrës hyjnore” (2Petr.1:4). Shën
Grigor Theologu e përkufizon njeriun si “një
qenie që, ndërsa jeton këtu, udhëton për në
një vend tjetër, dhe qëllimi i misterit është të
hyjnizohet, si pasojë e thirrjes së Perëndisë”
(Migne 36:632). Me ngjarjet e Pashkës, Krishti
“vuan si i vdekshëm dhe, nëpërmjet pësimit,
të vdekshmin e vesh me hijeshinë e paprishjes”
(Shën Joan Damaskinoi).
Ngjallja e Krishtit përcakton kahun drejt
lartësimit të njeriut të krijuar “sipas ikonës së
Perëndisë”, i cili, duke vlerësuar thirrjen e tij për
të arritur në “sipas ngjashmërisë”, ftohet ta rea-
lizojë këtë thirrje duke ndjekur Krishtin, së ba-
shku me Atë, i Cili “…u ngjall të tretën ditë dhe
i bëri gati çdo mishi Ngjalljen së vdekurish”
(Liturgjia Hyjnore e Shën Vasilit të Madh) dhe
i hapi horizonte të reja ekzistencës njerëzore.
Ngjallja përcakton plotësinë e njeriut në Krishtin
e gjallë dhe e vendos në perspektivën e përje-
tësisë.
Ky dinjitet ngjallësor i brendshëm duhet të
shprehet dhe të rrezatojë, direkt ose indirekt,
në jetën sociale, me pranimin dhe respektimin
e dinjitetit të çdo njeriu. Pavarësisht origjinës,
pozitës sociale ose bindjeve të tij, tjetri, si per-
son njerëzor, është edhe ai i krijuar “sipas
ikonës së Perëndisë”, meqenëse mbarë njerë-
zimi erdhi nga çifti i parë që krijoi Perëndia.
Ky ndërgjegjësim e udhëheq besimtarin në një
qëndrim më të gjerë respekti e dashurie. Dhe
për më tepër, në përpjekjen për mbrojtjen e
dinjitetit të bashkënjerëzve tanë, që kërcënohen
nga padrejtësia, varfëria, sëmundjet, papunë-
sia, injoranca shpirtërore, aksidentet, të cilat
çojnë në dëshpërim dhe mjerim.
Dinjiteti i krishterë, në përgjithësi, iu ku-
ndërvihet gjendjeve të këqija të shoqërisë
sonë. I kundërvihet aktivitetit kriminal dhe
mentalitetit fanatik fetar. Ai është kundër fuqive
të ndryshme demoniake të padrejtësisë dhe
korrupsionit, të cilat përhapin erën e keqe të
Hadhit në shoqërinë tonë. Ky dinjitet, i çliruar
nga dëshira për hakmarrje dhe nga frika,
karakterizohet nga ndjeshmëria për ta shprehur
solidaritetin social me vepra.
Vëllezërit e mi, sot, në ditën e gëzuar të
Pashkës, Kisha jonë na fton të ndërgjegjë-
sohemi se dinjiteti është kryesisht çështje e
brendshme, lidhet me bërthamën e perso-
nalitetit njerëzor. Na fton të përjetojmë dinji-
tetin, si përvojë ngjallësore, të dëlirësuar
brenda dhimbjes së Kryqit, të mbushur me
energjinë dhe shkëlqimin e Ngjalljes. Ajo na
thërret të bëhemi të ndërgjegjshëm për misterin
e personit njerëzor dhe për qëllimin tonë final.
Njëkohësisht na frymëzon të bëhemi qeliza
jetësore të shoqërisë, të cilat përpiqen për
dinjitetin e bashkënjerëzve tanë dhe të popujve
që iu është bërë padrejtësi. Siguria ngjallësore
i fal dinjitetit të çdo të krishteri besimtar
frymëzim, qëndresë dhe dinamikë të veçantë;
ripërtërin vetëndërgjegjshmërinë tonë brenda
dritës paskale.
Krishti u Ngjall!
Me të gjithë dashurinë time më Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë
Prill 2015
Ngjallja – Lartësimi i dinjitetit njerëzor
(vijon nga faqja 1)