EmailFacebookKontakt

Nga protesta e klerit të hirshëm të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës për provokimin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë

Ne klerikët e Mitropolisë së Shenjtë të Gjiroka-
strës, në emër edhe të enorive në të cilat shërbejmë,
bashkojmë zërin tonë të protestës për provokimin
shumë të rëndë në dëm të Kishës sonë. Ajo që u bë,
duke shkelur pronën e Kishës së Hirshme Katedrale
të Ngjalljes së Krishtit, nuk është çështje vetëm e pak
metrave truall.
Nuk është e rastësishme zgjedhja e objektivit. Në
zemër të Kryeqytetit dhe në mes të Kreshmës së Ma-
dhe. Bëhet fjalë për mentalitete të cilat nuk kemi asnjë
predispozicion t’i pranojmë pa protestuar.
…Me po të njëjtën sjellje acaruese po përballemi
edhe gjatë këtyre ditëve në Gjirokastër, në Enorinë e
Kryeengjëjve, në lagjen Varrosh.
Ne klerikët dhe besimtarët Orthodhoksë jemi të
bashkuar rreth Kryepiskopit tonë Anastas për të de-
noncuar këto akte abuzimi dhe njëherësh të para-
lajmërojmë se përbëjnë në thelb minim të bashk-
ekzistencës paqësore…
Nuk kemi për ta ndërprerë protestën tonë, sepse
shteti na ka borxh shumë, tepër shumë. Jetët e vëlle-
zërve tani priftërinj që u ekzekutuan nga regjimi i më-
parshëm, vlerat e pazëvendësueshme të të shenjtave
që u grabitën në kishat tona, vetë kishat që na i rrëzuan
nga themelet apo i përdhosën, pasurinë e paluajtshme
të manastireve tona që ende nuk po na e dorëzojnë.
Le të mos shtohen edhe të tjera episode…
Gjirokastër, më 5 mars 2015
NGA PROTESTA
e klerit të hirshëm të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës
Për provokimin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit,
në Tiranë

13