EmailFacebookKontakt

Shteti, në bazë të Marrëveshjes, duhet të ishte ruajtës i objekteve kishtare

Shteti, në bazë
të Marrëveshjes,
duhet
të ishte ruajtës
i objekteve
kishtare
Mitropolia e Korçës, nëpërmjet
një deklarate para mediave, shprehu
kundërshtimin dhe keqardhjen e
besimtarëve të kësaj Mitropolie, për
prishjen e rrethimit të Katedrales së
re “Ngjallja e Krishtit” të Tiranës.
Në emër të Mitropolisë foli atë
Ilia Kotnani, i cili tha ndër të tjera,
se në mënyrë të njëanshme dhe pa
pyetur janë prerë kangjellat rrethu-
ese të kësaj kishe, duke kërcënuar
sigurinë fizike të saj, por më tej,
edhe sigurinë e saj si vend i shenj-
të. Me këtë rast u kujtojmë organe-
ve ligjvënëse dhe shtetërore, se mi-
dis Shtetit dhe Kishës ekziston një
marrëveshje e përbashkët e ratifi-
kuar në Parlamentin shqiptar, ku
Shteti merr në mbrojtje Kishën, funk-
sionet e saj dhe nga ana tjetër sigu-
ron ruajtjen e të gjitha objekteve…
Ne si Komunitet jemi gjithmonë ba-
shkë dhe kërkesat tona do t’i kër-
kojmë deri në fund. Ai bëri thirrje
për t’u ulur dhe gjetur një zgjidhje
të pranueshme nga të dyja palët.
Mitropolia e Korçës

7