EmailFacebookKontakt

Përshpirtje e veprimtari për Konstandin Kristoforidhin

Në përkujtim të 120-vjetorit te fjetjes së
Konstandin Kristoforidhit, në Elbasan u bë një
Përshpirtje në kishën e Shën Nikollës dhe më pas
një veprimtari-nderim për figurën e përkthyesit
të Dhiatës në shqip, por edhe si themelues i
gjuhësisë, mësuesisë, përkthimit dhe shkrimit të
letërsisë për fëmijë. Morën pjesë klerikë, gjuhë-
tarë, shkrimtarë, mësues të Shkollës Normale,
mësues e nxënës te gjimnazit “Konstandin Kri-
stoforidhi” dhe pasardhës te këtij dijetari të shquar
elbasanas dhe mjaft besimtarë. Në veprimtari
referuan pr. dr. Albert Riska, pr. as. Astrit Bish-
qemi, dr. Migena Kapllani dhe mësuesit veteranë
Hyjni Ceka, Rudolf Deliana e Xhemal Lufta.
Si mirënjohje për punën e bërë nga Kristo-
foridhi, Kisha Orthodhokse ngriti më 1934 bustin
pranë kishës së Shën Marisë në lagjen Kala, bust
i cili qëndron edhe sot.
Atë Stavri Çipi
Përshpirtje e veprimtari për Konstandin Kristoforidhin

2