EmailFacebookKontakt

Dëmtimi i Kishës, dëmtim i gjithë shoqërisë

Është bërë tashmë si e zakon-
shme që Kisha Orthodhokse, dhe
veçanërisht kreu i saj, të jetë në qe-
ndër të sulmeve të disa qarqeve të
caktuara. Por sulmet e fundit janë
disi të çuditshme, pasi kanë një ko-
herencë ndërmjet tyre. I pari është
verbal dhe “melodi” e njohur shpif-
jesh dhe përbaltjesh të përsëritura
ndaj kreut shpirtëror të Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipëri-
së dhe i dyti, një ndërmarrje vepri-
mesh konkrete të dhunshme, duke
vënë në shënjestër këtë radhë
kryeqendrën e orthodhoksëve të
Shqipërisë, Katedralen “Ngjallja e
Krishtit” në qendër të Tiranës.
Disave u është dhënë sy për të
mos parë dhe veshë për të mos dë-
gjuar, që nuk mund të dallojnë për-
parimin e dukshëm të Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të Shqipërisë
dhe kontributin e vyer të Kryepisko-
pit Anastas, një figurë me reputaci-
on ndërkombëtar, i cili ka mbushur
me sukses boshllëkun e madh të
trashëguar nga komunizmi. Është
e çuditshme që në veprën e prek-
shme dhe të dukshme të Kryepi-
skopit Anastas, të vlerësuar brenda
dhe jashtë vendit, ata nuk gjejnë as-
gjë pozitive, por vjellin vetëm mllef,
sajime dhe akuza të pabaza. Habi-
temi se si ata nuk arrijnë të shohin
një mori veprash dashurie, paqeje,
progresi duke kontribuuar në zgjidh-
jen e vështirësive të shumta që ka
kaluar vendi. Kontributi i tij është
shumëdimensional, pimantik, hu-
man, social, në fushën e arsimit,
shëndetësisë, punësimit etj., duke
ndihmuar zhvillimin dhe përparimin
e vendit tonë.
Sulmi tjetër paralel është edhe
më absurd dhe përbën një fyerje të
papranueshme të ndërgjegjes feta-
re të Komunitetit Orthodhoks në
Shqipëri dhe për më gjerë ka një
jehonë analoge në ndjeshmërinë e
çdo shqiptari që ka një ndërgjegje
fetare.
Bëhet fjalë për një veprim arbi-
trar, i cili përdhos këtë vend të shenj-
të dhe vë në rrezik sigurinë e tij.
Më 2 mars punëtorët e një firme
ndërtuese, pa njoftuar zyrtarisht,
dhunuan vendin e shenjtë të kishës,
duke prerë rrethimin me kangjella,
bimët dekorative dhe qiparisat që
janë tregues karakteristikë të një
vendi të shenjtë.
Marrja e lejes së ndërtimit për
një objekt të rëndësishëm privat
përfshin edhe sigurinë e këtij vendi,
që në rastin konkret, është rrethimi
me kangjella i kishës Katedrale
“Ngjallja e Krishtit”, kryeqendra e
besimit orthodhoks për Shqipërinë.
Për më tepër Kisha Orthodhokse
ka nënshkruar një marrëveshje me
Këshillin e Ministrave të Republi-
kës së Shqipërisë, ratifikuar nga Ku-
vendi i Republikës së Shqipërisë,
ligji Nr. 10057, datë 22.1. 2009, ku
sipas nenit 21 mbi objektet e kultit
të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë “Ndërhyrja e autorite-
teve shtetërore në to është e ndalu-
ar” dhe njëkohësisht shteti garan-
ton mbrojtjen e objekteve dhe ve-
ndeve të shenjta.
Kjo ngjarje na kujton një të ka-
luar jo të largët që, në vend që të
harrohet, me veprime të tilla rrezi-
kon të ngurtësohet në kujtesën ko-
lektive, duke mbajtur frikën e të
kaluarës së pranishme.
Pikërisht nga muri rrethues, në
vitin 1967, nisi dhe shkatërrimi i ki-
shës së Shën Vlashit nga regjimi
komunist.
Edhe në këtë rast kemi të bëj-
më me një prishje dhe dhunim të
një objekti kulti, por të shfaqur në
një formë të moderuar.
Ky rast cenon shumë imazhin e
Shqipërisë në botë, e cila krenohet
dhe e përdor bashkekzistencën dhe
harmoninë fetare si faktor pozitiv
Dëmtimi i Kishës, dëmtim i gjithë shoqërisë
në rrugëtimin e saj drejt integrimit
evropian. Sjellje të këtilla minojnë
këtë aspiratë për një botë më të
mirë, e cila mbështetet kryesisht te
respektimi i besimit dhe jo kundër-
vënia ndaj tij, te toleranca dhe jo
intoleranca, te ligji dhe jo tek arbi-
trariteti.
Me veprime të tilla ky imazh
dëmtohet seriozisht, prandaj duhet
të marrë fund një herë e përgjith-
monë cenimi i objekteve të kultit,
sulmet e përbaltjet e vazhdueshme
ndaj kreut të këtij komuniteti, si dhe
ndaj shenjtorëve dhe simboleve të
besimit orthodhoks.
Prandaj me të drejtë besimtarët
orthodhoksë janë të indinjuar dhe
të prekur nga sulme të tilla të pa-
drejta dhe të pajustifikueshme.
Kjo indinjatë është e natyrshme,
pasi asnjë anëtar i Kishës Ortho-
dhokse nuk mund të qëndrojë indi-
ferent ndaj ngjarjeve të tilla, sepse
ajo që i ndodh Kishës, i ndodh secilit
prej nesh.
Është Kisha ajo që formon nje-
rëz me identitet në një shoqëri që
është e pushtuar nga kriza e vlera-
ve, e cila po e gërryen atë nga bre-
nda. Në mes të këtij boshllëku ekzi-
stencial është pikërisht ajo që kulti-
von dashurinë, shpresën, respektin
për çdo njeri, duke u bërë një garan-
ci e madhe për përtëritjen e shoqë-
risë.
Dashuria të cilën ajo predikon
vazhdimisht, me fjalë dhe vepra,
favorizon hapjen dhe takimin me
njeriun e sotëm, në realitetin e tij
konkret, për t’i çuar atij Krishtin dhe
dashurinë e Tij.
Dhe një shoqëri që ngrihet me
persona të cilët gëzojnë qetësi, si-
guri, përgjegjshmëri, shpresë, dashuri
dhe respekt, është pikërisht shoqëria
e cila e çan rrugën e saj drejt progre-
sit. Prandaj me të drejtë dhe besim-
tarët orthodhoksë ndihen të indi-
njuar kur shohin që vendi i tyre i
adhurimit dhe i kultivimit shpirtëror
përdhoset në këtë mënyrë.
Urojmë që ngjarje të tilla të mos
përsëriten më, sepse pasojat e tyre
janë të rënda si për komunitetin or-
thodhoks, ashtu dhe për shoqërinë.
Violeta Plepi, Vlash Plepi
Teologë

2