SHËN MATRONA E SELANIKUT (27 mars)
Shën Matrona ishte shërbëtore
te një grua fisnike çifute me emrin
Pautila, e cila ishte martuar me një
gjeneral të garnizonit perandorak të
qytetit të Selanikut. E adhuronte
Jisu Krishtin si Perëndi të vërtetë
dhe i lutej në fshehtësi, për të mos
tërhequr vëmendjen e zonjës së saj.
Kur kjo e fundit shkonte përditë në
sinagogë, Matrona e shoqëronte
deri te porta, pastaj fshihej menjë-
herë që të shkonte në kishë për t’u
lutur, dhe pastaj shkonte kur duhet
të dilte Pautila. Por kur erdhi dita
e Pashkës së judenjve, Matrona, e
cila dëshironte të merrte pjesë në
shërbesat e Ngjalljes së Zotit,
Pashkës së vërtetë, e cila na kaloi
nga vdekja në jetë, shkoi në kishë,
por vonoi të shkonte në sinagogë
dhe një nga shtëpiaket e denoncoi
te zonja. Pautila u zemërua së te-
përmi dhe i tha se, nëse Matrona e
kishte gënjyer në këtë pikë, patje-
tër që edhe shërbimi i saj do të ishte
keqbërës, ndaj u dha urdhër shër-
bëtorëve të tjerë ta lidhnin te një
fron dhe ta godisnin me shkopinj.
Akuzave të Pautilës, Martona
iu përgjigj: “Po, jam e krishterë, por
gjithnjë u jam bindur urdhrave të
tu, përveçse për çështje besimi.
Çfarë i ka munguar shërbimit tuaj
që po ma katandisni kështu trupin?
Nëse doni të më vdisni sepse adhu-
roj Jisu Krishtin, keni pushtet mbi
jetën time, por s’keni fuqi mbi shpir-
tin tim, i cili i përket të vetmit Perë-
ndi. Nuk i frikësohem asnjë vuajtje-
je, sepse Jisui, Shpëtimtari dhe Më-
suesi im më ndihmon!”
Për tri ditë e mbyllën në qeli dhe
kur e hapën, Pautila u çudit, pasi
nuk i gjeti asnjë gjurmë plage; më
këmbë, nuk ishte e lidhur, fytyra i
shkëlqente dhe këndonte lavdërime
për Perëndinë. Urrejtja e zonjës u
rindez edhe më tepër dhe urdhëroi
ta fshikullonin përsëri, këtë herë
më fort. Tri herë u përsërit shërimi
i plagëve të saj në mënyrë të mre-
kullueshme, por në fund Matrona,
duke dhënë shpirt, tha: “O Zot Jisu,
Shpëtimtar i panjollë, që për Ty po
vuaj këto tortura, po e jap shpirtin
tim tani në duart e Tua, denjo të
më presësh në shoqërinë e marti-
rëve të Tu!”
Që të mos e akuzonin për vra-
sje, Pautila e hodhi trupin e Matro-
nës nga maja e një shkëmbi, që të
tjerët të besonin se ajo kishte qenë
viktimë e një aksidenti. Më pas
episkopi Aleksandër (fillimi i she-
kullit të IV
-t), e solli lipsanin e saj
të çmuar brenda qytetit, në një
vend ku u ndërtua një kishë ku-
shtuar shën Matronës.