Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
proteston kundër vendimit të Qeverisë për të
hequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e
Krishtit” në qendër të Tiranës. Ky veprim vë
në rrezik sigurinë e këtij vendi të shenjtë, ku
vijnë njerëz të çdo moshe e në mënyrë të ve-
çantë shumë të rinj dhe fëmijë.
Kompleksi i Kishës Katedrale ka tri hyrje
në katin e nëndheshëm (atë të Qendrës Kul-
turore, sallat e rinisë dhe të fëmijëve, si dhe
sallën e prezantimit të librave). Ruajtja e gjithë
këtyre ambienteve bëhet pothuajse e pamundur
pa pasur një rrethim elementar të jashtëm,
veçanërisht kur bie nata dhe në kushtet e mu-
ngesës së sigurisë ku jetojmë sot.
Vendimi i Qeverisë u mor në tetor 2014, pa
informuar Kishën Orthodhokse. Lajmërimi i
parë dhe dërgimi i planit urbanistik iu bë Kishës
nga firma ndërtuese që mori përsipër punimet,
më 12 janar 2015. Më 14 janar, u dha premtimi
nga ana e Qeverisë se do të hartohej një plan i
ri, për të cilin do të ekzistonte një marrëveshje
përfundimtare, ku do të binin dakord të dyja
palët. Plani i ri që u dërgua vetëm në fund të
muajit shkurt në 2/3 e tij, ishte i njëjtë me atë të
mëparshëm. Përfaqësuesi i Kishës u përgjigj
se nuk jemi plotësisht dakord me planin e ri.
Më 2 mars punëtorët e firmës ndërtuese, pa
një njoftim zyrtar, prenë rrethimin me kangjella
dhe shkulën vargun e qiparisave dhe të bimëve
të tjera dekorative të anës veriore të kompleksit.
Oborri i Kompleksit është njëkohësisht edhe
tarraca e kateve të nëndheshme të tij ku ndo-
dhen makineri të shtrenjta të ajrimit, depozita
PROTESTË
Mbi të gjitha, protestojmë për konfiskimin de facto të
planifikuar të vendit të shenjtë të Kishës Katedrale
Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Me heqjen e kufijve të
truallit, pronë e Kishës, dhe kthimin e tij në ambient publik,
vendi i shenjtë i oborrit të hyrjes së Kishës bëhet shesh
publik, ku gjatë njëzet e katër orëve mund të shkelë kushdo,
madje edhe kafshët pa zot. Këtë veprim e konsiderojmë
sakrilegj dhe fyerje të radhës kundër Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
nafte dhe uji, si dhe instalime komplekse elek-
trike. Këto ndërhyrje arbitrare përbëjnë rrezik
për sigurinë si të sipërfaqes së oborrit, ashtu
dhe të kateve të nëndheshme.
Këto veprime vijnë në kundërshtim të hapur
me ligjin 10057, datë 22.1.2009, “Marrëveshja
ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” që ga-
ranton respektimin dhe mbrojtjen e vendeve të
shenjta të Kishës Orthodhokse. Jemi të detyruar
të protestojmë kundër këtyre shkeljeve që
plagosin ndjenjat e të krishterëve orthodhoksë
dhe bashkëjetesën paqësore fetare.
Tiranë, 4 mars 2015
(Protesta u lexua para Katedrales,
në prani të mediave, nga zëdhënësi
i Sinodit të Shenjtë, Hirësi Nikolla )