Sot, ditën e Shtunë, në datën 8 Nëntor u kremtua në kishën e Shën Nikollës në qytetin e Elbasanit, Festa e Kryeengjëjve dhe e Fuqive Patrup. Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga Mitropoliti i Shpatit, Librazhdit dhe Elbasanit Hirësi Andoni. Merrnin pjesë në këto kremtime edhe klerikë të Mitropolisë si edhe besimtarë të qytetit.
Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni mbasi u foli besmtarëve mbi rëndësinë e kësaj të kremte si dhe rolin e Engjëjve në jetën e besimtarëve, uroi të gjithë ata që festojnë ditën e sotme.
Data: 8.11.2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse