EmailFacebookKontakt
Lajme

U kremtua me gëzim Festa e Kryeengjëjve në Elbasan

08/11/2025

Sot, ditën e Shtunë, në datën 8 Nëntor u kremtua në kishën e Shën Nikollës në qytetin e Elbasanit, Festa e Kryeengjëjve dhe e Fuqive Patrup. Shërbesat e Shenjta u kryesuan nga Mitropoliti i Shpatit, Librazhdit dhe Elbasanit Hirësi Andoni. Merrnin pjesë në këto kremtime edhe klerikë të Mitropolisë si edhe besimtarë të qytetit.
Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni mbasi u foli besmtarëve mbi rëndësinë e kësaj të kremte si dhe rolin e Engjëjve në jetën e besimtarëve,  uroi të gjithë ata që festojnë ditën e sotme. 
Data: 8.11.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse