Fortlumturia e tij, Imzot Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes dhe do të mbajë fjalën kryesore të seancës I: “Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi”.
Jeni të gjithë të mirëpritur të merrni pjesë në këtë ngjarje, e cila na lidh më shumë me trashëgiminë shpirtërore, historinë dhe identitetin tonë të krishterë.
Media Ngjallja 04.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse