EmailFacebookKontakt
Lajme

NJOFTIM – Të premten, 5 dhjetor 2025, ora 10:00, te Tirana International Hotel, hap punimet Konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare: “Shqipëria në periudhën bizantine”.

04/12/2025

Fortlumturia e tij, Imzot Joani, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes dhe do të mbajë fjalën kryesore të seancës I: “Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi”.
Jeni të gjithë të mirëpritur të merrni pjesë në këtë ngjarje, e cila na lidh më shumë me trashëgiminë shpirtërore, historinë dhe identitetin tonë të krishterë.
Media Ngjallja 04.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse