EmailFacebookKontakt
Lajme

Tradita e bukur e kolendrave

31/12/2025

Kolendrat janë më shumë se këngë feste. Ato janë urim dhe shpallje e lajmit të gëzueshëm se në Betlehem lindi Foshnja Jisu Krishti, Shpëtimtari i botës.
Më datë 23 dhjetor fëmijët dhe adoleshentët e Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë vazhduan këtë traditë të Kishës sonë.
Me zëra të gëzueshëm ata nisën ditën duke kënduan kolendrat në Klinikat Orthodhokse "Ungjillëzimi" dhe pasdite të ndarë në pesë grupe së bashku me mësueset e katekizmit vizituan shtëpitë e besimtarëve, duke shpërndarë gëzimin e Lindjes së Krishtit.
Si dikur kur fëmijët trokisnin në dyer për të shpallur lajmin e madh edhe sot kolendrat risollën atmosferën e shpresës, paqes dhe dashurisë. Zërat e tyre mbushën ambientet me ngrohtësi dhe kujtuan se Lindja e Foshnjes Jisu është dhuratë e Perëndisë për botën.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse