Vizita tek kolegët e Radio MARISË nuk ishte vetëm për të uruar Krishtlindjet dhe festat e fundvitit, por dhe me shkas sepse u përcollëm me themeluesin dhe drejtuesin Don Prenkë Lazri, i cili pas 23 vjetësh kontribut të jashtëzakonshëm në Shqipëri, nis një angazhim të ri shpirtëror në Republikën e Kosovës.
Kështu patëm rast të uronim me “krahë të lehtë” dhe drejtorin e ri të Radio MARIA, Don Gjovalinin.
Prej dhjetorit të vitit 2017, redaksitë e radiove fetare të komunitetit, Radio MARIA, Radio NGJALLJA dhe Radio SPEKTRUM, periodikisht shkëmbejnë vizita pune dhe shoqërore tek njeri – tjetri, si një reflektim konkret i tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimeve në Shqipëri. Vizita e sotme kishte në fokus avancimin teknologjik dhe mbërritja tek ndjekësit në erën digjitale.
Prof. Arben Muka (A.M.A)
Një dokumentar mbi radiot fetare të komunitetit mund ta ndiqni në YouTube, duke klikuar në:
Media Ngjallja, 26.12.2025


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse