Krishtlindje 2025!
U kremtua me gëzim dhe pjesëmarrje të besimtarëve festa e Krishtlindjes në kishën e Shën Nikollës me praninë e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andonit dhe priftërinjve Atë Stavri Çipi dhe Atë Andrea Ranxha.
Festa e lindjes së Krishtit është e mbushur me gëzim dhe dritë sado e madhe të jetë errësira dhe sfidat me të cilat përballemi; ishin këto fjalët me të cilat iu drejtua Hirësi Andoni besimtarëve të pranishëm.
Madhështia e misterit të mishërimit të Fjalës së Perëndisë na nxit të mrekullohemi dhe njëkohësisht të jemi mirënjohës për dashurinë hyjnore dhe shpëtimin tonë.
Krishti vjen të na takojë në dobësinë dhe varfërinë tonë për të na pasuruar me lavdinë e tij hyjnore, pjesëtarë të së cilës na ka ftuar të bëhemi. Gëzuar për shumë vjet!



Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse