Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ndamë një drekë me mësuesit e shkollave dhe kopshteve të Tiranës të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”. Një moment i thjeshtë në formë, por me kuptim të thellë.
Tradita jonë shpirtërore dhe arsimore na mëson se edukimi nuk është vetëm transmetim dijesh, por formim i njeriut. Mësuesit tanë, me përkushtim dhe shembull personal, mbjellin çdo ditë jo vetëm dije, por edhe virtyt, përgjegjësi dhe shpresë.
Një bashkim rreth tryezës që na kujton se çdo vepër arsimore merr kuptim të vërtetë vetëm kur ndërtohet mbi respekt, falënderim dhe frymë të përbashkët.
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse