EmailFacebookKontakt
Lajme

Kolendrat e vigjiljes së Krishtlindjeve janë këngë të shenjta tradicionale, të cilat këndohen në prag të festës së Lindjes së Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, Jisu Krisht – Katedralja Orthodhokse “Shën Dhimitri”, Berat

24/12/2025

Ato janë himne gëzimi që shpallin Mishërimin e Birit të Perëndisë nga Virgjëresha Mari, për shpëtimin e njerëzimit.
Me gjuhë poetike, kolendrat dëshmojnë misterin e madh të Ekonomisë Hyjnore dhe përulësinë e Perëndisë që bëhet njeri.
Në to përmendet ylli i Bethlehemit, engjëjt që lajmërojnë barinjtë dhe gëzimi i gjithë krijesës për ardhjen e Krishtit.
Kolendrat janë thirrje gëzimi shpirtëror dhe përgatitje të zemrës për takimin me Shpëtimtarin.
Ato përcjellin paqen dhe dashurinë që Krishti sjell në botë, duke ndriçuar errësirën e mëkatit.
Në traditën orthodhokse, këndimi i tyre është një akt dëshmie dhe besimi të gjallë.
Kolendrat, këngët dhe gatimet e këtyre ditëve lidhin të vërtetat hyjnore me jetën e përditshme të besimtarëve
Ato mbartin frymën e Ungjillit dhe trashëgiminë e shenjtë të Etërve.
Përmes tyre, Kisha shpall me zë gëzimi: “Krishti lindi – lavdërojeni Atë!”

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse