EmailFacebookKontakt
Lajme

Koncerti i Krishtlindjeve – Fondacioni Fryma e Dashurisë

23/12/2025

Me gëzim të veçantë u zhvillua Koncerti i Krishtlindjeve i organizuar nga kopshtet dhe shkollat e Tiranës të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, një mbrëmje e mbushur me dritë, këngë dhe mesazhe shprese, të përcjella me dashuri nga fëmijët tanë.
Ky aktivitet u nderua nga prania e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan dhe e hirësi Anastasit, Mitropolit i Korçës, prani që i dha kësaj feste një domethënie të veçantë shpirtërore dhe gëzim të thellë për të gjithë pjesëmarrësit.
Përmes këngëve, recitimeve dhe interpretimeve plot hare, fëmijët na kujtuan thelbin e Krishtlindjes: dashurinë, paqen dhe shpresën që lindin bashkë me Krishtin.
Falënderime të përzemërta për fëmijët, edukatorët, mësuesit dhe prindërit, që me përkushtimin e tyre e bënë këtë koncert një përjetim të paharrueshëm për të gjithë ne.
Krishti lind, Lavdërojeni!

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse