Në Agripninë e radhës, të zhvilluar si çdo të premte në Kishën e Shën Parashqevisë në Terihat, Dropull, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mbrëmësores, Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore.
Pas Shërbesave të Shenjta, Mitropoliti kreu Shërbesën e Përkujtimores për 6-mujorin e fjetjes më Zotin të paraardhësit të tij, Mitropolitit të lumur Dhimitër.
Klerikë dhe besimtarë të shumtë u mblodhën në Agripni për të nderuar kujtimin e Mitropolitit Dhimitër dhe për t’u lutur që Perëndia ta prehë shpirtin e tij bashkë me të drejtët. Në fjalën e tij të rastit, Mitropoliti Nathanail ju referua me nostalgji njohjes dhe bashkëpunimin të tij për 34 vite me Mitropolitin Dhimitër.
Gjatë Agripnisë, Mitropoliti Nathanail i dha ofiqin e Protopresviterit Atë Josif Gjylit, i cili shërben në fshatrat malorë të zonës së Përmetit. Gjithashtu në Anagnost u dorëzua edhe i riu Kristo nga zona e Sarandës.




Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse