EmailFacebookKontakt
Lajme

Atmosferë krishtlindjesh në mitropolinë e korçës

19/12/2025

ATMOSFERË KRISHTLINDJESH NË MITROPOLINË E KORÇËS
Të parët që kënduan kolendrat përpara Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Korçës, Anastasit, ishin fëmijët e shkollave “Platon” dhe “Omiros”.
Zërat e pastër të fëmijëve shpallën lajmin e gëzuar të Lindjes së Krishtit, duke sjellë frymën e dashurisë, shpresës dhe paqes në prag të festës së shenjtë të Krishtlindjes.
Mitropoliti Anastas i përgëzoi fëmijët dhe mësuesit e tyre, duke i uruar që drita e Krishtit të ndriçojë jetën dhe rrugëtimin e tyre.
MITROPOLIA E SHENJTË KORÇË
MEDIA NGJALLJA, 19.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse