Gjatë muajit dhjetor, specialistët e IKTK-së verifikuan nga afër ndërhyrjet konservuese-restauruese që po kryhen në pikturën murale dhe ikonostasin e kishës së Manastirit të Spilesë, në Saraqinisht, Gjirokastër, me financim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ndërhyrjet konsistojnë në ringjitjen e shtresave përgatitore, konsolidimin e pelikulit piktorik, pastrimin e sipërfaqes së pikturuar nga depozitimet, stukimin e çarjeve dhe integrimin piktorik në pikturën murale, si dhe ndërhyrje me karakter konservues në pjesët e mbetura të ikonostasit.
Kisha e Manastirit të Spilesë është ndërtuar në vitin 1634, vit në të cilin është dekoruar me pikturë murale mjeshtërisht nga ikonografi i njohur mesjetar, Mihal Linotopi


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse