EmailFacebookKontakt
Lajme

Mitropolia e Fierit u vjen në ndihmë familjeve në nevojë në prag të Krishtlindjes – Nismë e ndërmarrë nga Lidhja Rinore e kësaj MItropolie

14/12/2025

"Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua". Matth (25:40).
Sot, ditën e diel 14 dhjetor 2025 Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit me bekimin e Mitropolitit Hirësia e tij imzot Nikolla, me anë të rinjve të KIshës, ndihmuan  disa familje në nevojë me ndihma ushqimore të mbledhura nga vetë ata.Kjo është një nismë nga vet të rinjtë që organizohet me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Të rinjtë e katedrales së Shën Gjergjit, me bekimin e Hirësisë së tij Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit imzot Nikollës zhvillojnë aktivitete javore pranë ambienteve të saj.  
Lavdi Perëndisë!
MITROPOLIA E APOLLONISË DHE FIERIT
MEDIA NGJALLJA, 14.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse