EmailFacebookKontakt
Lajme

Kremtimi i “Shën Spiridhonit” – Kisha Orthodhokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, Durrës

12/12/2025

U kremtua me madhështi në Kishën Orthodhokse "Apostull Pavli dhe Shën Asti", Durrës, e kremtja e "Shën Spiridhonit".
Qyteti i Durrësit ka një lidhje shumë të fortë shpirtërore me këtë shenjtor të madh, pasi ky qytet ka pasur një kishë funksionale që i dedikohej Shën Spiridhonit. U krye gjithashtu edhe Litania në nder të këtij shenjtori me pjesëmarrjen nderuese të besimtarëve tanë.
• Klerikët e Kishës tonë, dhe besimtarët uruan njëzëri dy klerikët që mbajnë në kujtim emrin e shën Shpiridhonit: At Spiro Qosja dhe At Spiro Kostoli. Gëzuar për shumë vjet!
Fotografi: K. B

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse