EmailFacebookKontakt
Lajme

KËRKESË – “Kush përkrah të varfrin, i jep hua Zotit” (Fj. Urt. 19:17)!

10/12/2025

Kërkesë për të ndihmuar familjet e varfra!
Drejtuar: Gjithë dashamirësve, bizneseve dhe besimtarëve të qytetit të Fierit!
Të dashur dashamirës, miq dhe besimtarë!
Kudo shikojmë që kanë filluar përgatitjet për festat e mëdha të Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri!
Shumë nga ne do të kemi mundësinë të festojmë këto festa, por ka shumë familje të varfra që nuk e kanë mundësinë ekonomike për t’i festuar ato!
Ju tashmë e dini që Kisha e “Shën Gjergjit” Fier me kontributin dhe dhuratat tuaj ndihmon rreth 80-100 familje të varfra për festat e fundvitit.
Kërkojmë përsëri ndihmën dhe mbështetjen tuaj që edhe këtë vit të mund të ndihmojmë këto familje.
Ju lutem gjithë ju dashamirësve, bizneseve dhe besimtarëve të na ndihmoni, sipas mundësive, me ushqime të shportës apo vlerë monetare për të bërë pako ushqimore për këto familje.
Duke ju falenderuar për gjithë mbështetjen tuaj, ju urojmë gjithë bekimet e Zotit!
Kontakti Atë Dhimitri 0692731489.
Me bekimet e Perëndisë,
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit
Hirësia e Tij † Nikolla.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse