EmailFacebookKontakt
Lajme

Kisha “fjetja e shën mërisë” në kalanë e beratit, viti 1797

02/12/2025

KISHA "FJETJA E SHËN MËRISË"
NË KALANË E BERATIT, VITI 1797
Kisha "Fjetja e Shën Mërisë" gjendet në kalanë e Beratit. Ajo ka qenë kisha katedrale e Beratit. Pranë saj gjendej ndërtesa e Mitropolisë. Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal me dy kupola dhe ka përmasa 20×10,9 metra. Kisha mendohet se është rindërtuar në rrënojat e një kishe të vjetër në vitin 1797. Këtë e vërteton mbishkrimi që gjendet i gdhendur mbi gurin portal të kishës: ετους 1797 την Μαρτιου 9 / Ανεκα(ι)νισθη ο θειος ναος της Κοιμησεως Θεοτοκου δια συνδρομης του πανιερολογιωτατου Βελαγρ(αδων0 Κυ(ριου) Ιωασαφ κοπου / απαντων των τε κληρικων αρχοντων και λοιπων χριστιανων και κτητορων αυτου εις μνημοσυνον αυτον. Ει μεν φιλος πεφυκες εισελθε / χαιρων, (ει δ’εχθρος και βασκανος και γεμων δολου, πορρω πεφευγε / της πυλης ταθτης). “Viti 1797, muaji mars 9. U përtëri ky tempull i hirshëm i Fjetjes së Hyjlindëses me kontributin e të gjithëhirëshmit dhe të gjithditurit të Beratit, Zotit Joasaf dhe me mendimin e klerikëve, të arkondëve dhe të gjithë të krishterëve të tjerë dhe të ktitorëve të tij (tempullit), për kujtimin e tyre. Nëse je mik hyr duke u gëzuar, në qoftë se je armik dhe i keq dhe plot me të keqe, ik larg nga kjo portë”. Kisha u ndërtua prej kryemjeshtër Themeliut. Mbi një gur ranor të murosur në kolonën e hajatit është shkruar: Ανωκοδομηθη ουτος ο θειος ναος δια χειρος / του πρωτομαστορου Θεμελιου και φατρια αυτου, Ζαφιρου, Κωνσταντινου, λαζαρου, Δημητριου…….“U ndërtua ky tempull hyjnor me dorën e kryemjeshtër Themeliut dhe vëllazërisë së tij Zafirit, Kostandinit, Llazarit, Dhimitrit… ”. 
Mbi portën jugore të kishës është shkruar: Δια συνδρομης των χριστιανων εζωγραφισθη η εικων αυτη της Θεο / τοκου δια χειρος Γεωργι Ιαν Τχετιλη επι του πανιερωτατου αγιου / βελαγραδων Κυριου Ιωαν και του αγιου αρχιμανδριτου Λυριου μακαριου / και αφημερευοντων του αγιου ικονομου παπα Κυριου Δημητριου κ(αι) . σκευοφυλακος παπα Ιωσηφ κ(αι) Δημητριου, Ανδρεου, Γεωργιου των…/ επιτροπευοντος του κυριου Αθανασιου Γιανκο Κωκα και αιωνια των / η μνημη +18στ0 (=18600 απριλλιου – ιστ. “U pikturua kjo ikonë e shën Mërisë me kontributin e të krishterëve, me dorën e Gjergj Jan Çetirit, në kohën e të gjithhirshmit, shenjtit të Beratit, zotit Jan dhe arkimandritit të shenjtë, zotit at Dhimitrit dhe të skevofilakut at Josifit dhe Dhimitrit, Andreut, Gjergjit të ..në kohën e kujdestarisë së zotit Athanas Janko Kolës dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. 1860, prill 16”. 
Ikonostasi i kishës është i gdhendur në dru are dhe është i larë me ar. Joan Çetiri ka realizuar me mjeshtëri ikonat e ikonostasit të kishës "Fjetja e Shën Mërisë" në kalanë e Beratit, gjithsej 27 ikona të vogla dhe 7 të mëdha. Ikonat kryesore të ikonostasit janë: "Krishti Pandokrator", "Shën Mëria", "Joan Pagëzori" dhe "Fjetja e Hyjlindëses". Mbi ikomën "Fjetja e Hyjlindëses" është shkruar: Ιστορηθη η παρουσα εικων δια συνδρομης και δαπανης του παπα Γεωργιου υιου παπα Ανδρεου και Γεωργα υιου Ανδρεου κατα το 1814 ετος εν μηνι Μαρτιω 20. “U pikturua kjo ikonë me kontributin dhe shpenzimet e Papa Gjergjit, birit të papa Andreut dhe Jorgos, birit të Andreut, në vitin 1814 në muajin mars 20”.  Ndërsa mbi ikonën e madhe të "Shën Spiridhonit" gjendet ky mbishkrim: ιστορηθη η ηκων αυτη δια δαπανης του Στεφαν Καρμπουρναρας 1812 ιουλιου 10 χειρ Ιωαννου Τζετηρη. “U pikturua kjo ikonë me shpenzimet e Stefan Karbunarës, 1812 korrik 19. Dora e Jan Çetirit”. 
Brezi i sipërm përmban ikonat e festave. Tematika e ikonave të tjera është nga Dhiata e Re: "Rrethprerja e Krishtit", "Burimi Jetëdhënës", "Mos më prek", "Pagëzimi i Krishtit", "Shërimi i të verbërit" etj. Në dyert e bukura të ikonostasit janë të gdhendur dy dragoj dhe në kulmin e derës gjendet një shqiponjë me kurorë sipër krerëve. Në derën veriore ikonografi ka pikturuar "Kryeengjëllin Mikael", ndërsa në atë jugore gjendet "Kryeengjëlli Gabriel". Sipas dr. Gazmend Mukës ikonat janë pikturuar prej pesë autorëve të ateliesë Çetiri nën derejtimin e Joan Çetirit. Gjergj Prend Çetiri ka pikturuar ikonat "Lindja e Krishtit" dhe "Shpërfytyrimi". Joan Çetiri ka pikturuar nëntë ikona: "Mos më prek", "Shërimi i ulokut", "Gruaja samaritane", "E diela e të verbërit", "Burimi jetëdhënës", "Hyrja në Jeruzalem", "Rrethprerja", "Vajtimi i mbivarrshëm" dhe "Pagëzimi i Krishtit". Ndërsa firmën e Nikolla Gjergj Çetirit e mbajnë 14 ikona: "Lindja e Shën Mërisë", "Fjetja e Shën Mërisë", "Lindja e Pagëzorit", "Mbledhja e apostujve" etj. Naum Çetiri ka pikturuar tri ikona: "Hyrja e Hyjlindësës në tempull", "Pesëdhjetorja" dhe një ikonë tjetër. Gjergj Nikollë Çetiri është autori i katër ikonave: "Ngjallja e Llazarit", "Prekja e Thomait", "Shestja" dhe "Gjysëmpendikostia". Në pavijonin e ikonave pasbizantine të Muzeut Historik Kombëtar është ekspozuar ikona "Tre skenat" që vjen nga kisha e Shën Mërisë në Berat. 
Në pjesën e poshtme të amvonit gjendet një mbishkrim, i cili vërteton se është gdhendur më 30 qershor të vitit 1849 prej usta Naumit nga Lavdari i Oparit. +1849 ΙΟΥΝΗΟΥ 30 ΜΑΣΤΩΡ ΝΑΟΥΜΗ. “+1849 qershor 30, mjeshtër Naumi”. Në kornizën prej druri të ikonës së Shën Mëhillit, pranë amvonit është gdhendur ky mbishkrim: Τον ετος 1850 του επιτροπε / Θανας Πουνε. “Në vitin 1850 kujdestar Thanas Pone”. Kisha "Fjetja e Shën Mërisë" gjendet në kalanë e Beratit në vitin 1948 është shpallur monument kulture.
Më 27 shkurt të vitit 1986 në ambjentet e kishës "Fjetja e Shën Mërisë" në kalanë e Beratit u vendos "Muzeu Kombëtar Onufri". Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë ekspozuar ikonat më të mira të ikonografëve shqiptarë Onufrit, Nikollës, Onufër Qipriotit, David Selenicës, Kostandin Shpatarakut, Joan Çetirit dhe të vëllezërve të tij. Muzeu përbëhet nga salla qendrore e kishës nga altari si dhe nga disa mjedise ndihmëse. Gjithashtu në muze janë ekspozuar kapakë ungjilli, kryqe, temjanica si dhe një antimis. Mbi antimisin është stampuar mbishkrimi: Καθιερωθεν παρα του μακαριωτατου σοφωτατου πατριαρχου της αγιας / πολεως Ιερουσαλημ και πασης Παλαιστινης Κυριου Κυριου Παρθενιου / και αφιερωθεν τω παναγιου και χωοδοχω ταφω επι μακαριωτατου Αχρι / δων Κυριου Ιωασαφ. Σπουδη μεν και δαπανη του πανοσιωτατου Κυριου / Νεοφυτου του εκ Μοσχοπολεως – Χαλκογραφηθεν δε εν τη αυτη πολιτεια / παπα Δαμασκηνου Μοναχου του εκ Τρικκης. “U shenjtërua nga Patriku i shumëlumtur dhe i shumëditur i qytetit të shenjtë të Jerusalemit dhe gjithë Palestinës, Zotit Partheni dhe i është dhuruar varrit të gjithëshenjtë dhe jetëdhënës në kohën e shumëlumturit Zotit Joasaf, me kujdesin dhe shpenzimet e gjithëoshënar Zotit Neofit prej Voskopojës, stampuar në këtë qytet prej murgut atë Damaskinoit nga Trika”. 
Kapakët e ungjillit janë prej argjendi të punuar artistikisht. Mbi to është shkruar: Το ιερον τουτ(ο) ευαγγελιον / επειργασθη επι ανδρεου και Ιωαννου των του / παπα ειων – και επι Νικολαου Ανα / στασιου τε και Κωνσταντιν(ου) / των του Ιωαννου τεκνων δια συνδρομης / αυτων – και αφιερουη εν των / τω πανσεπτω ναω της Θεοτοκου / Κοιμησεως 1729 Μαρτιου 30 / – δια χειρος του Μοσχοπολι / ηθεν Φιλιππιδου Αυανασιου +. “Ky ungjill hyjnor u punua në kohën e Andreut dhe të Janit, bijve të priftit dhe në kohën e Nikollë Anastasit dhe të Kostandinit, bijve të Janit, me kontributin e tyre. Dhe u dhurua në tempullin e gjithnderuar të Fjetjes së Shën Mërisë, 1729 mars 30. Me dorën e Filip Athanasit, voskopojarit”.  Potiri i shenjtë i kishës është prej argjendi i larë me ar. Mbi bazamentin e tij gjendet mbishkrimi: +Το ποτηριον ηνε τις μητροπολης / Βελαγραδον εν κερο του π(α)πα Ανδρεα επιτροπου ε(ξ) αρ(γυροποιου) Γιοργιου επισκιοτ(ου) – 1757. “Potiri është i Mitropolisë së Beratit, punuar në kohën e papa Andresë, nga argjendari Gjergj Episkioti-1757”. Mbi një dorezë argjendi të një kryqi eksapterësh gjendet ky mbishkrim: Ουτος ο στ(αυ)ρος ε(ι)νε του Νηκολα Μηχοι. / Ουτος ο τημηος και χ(ω)ομπ(ο)ιος στ(αυ)ρος εινε της αγιας μονης . της Κημησεως (της Θεοτοκου) της Επισκοπης….και δη(α) σηνδ(ρομης)…/της….“Ky kryq është i Nikollë Mihës. Ky kryq i nderuar dhe jetëbërës është i Manastirit të Fjetjes së Shën Mërisë të Peshkopatës…dhe me kontributin..”.  Rreth dorezës prej argjendi të shkopit peshkopal gjendet mbishkrimi: =το παρον / χασδρανι / υπαρχοι του / αγιου Βελαγραδον Κυριον Με / θοδιου / εκ κομης Μπουμπουλι / μας και υνε δραμια 90 / ετους / 1745 / εκ χυρ(ος) / του Γηανκου / Μοσχοπ / ολητη. “Ky skeptër (shkop peshkopal) është i shenjtit të Beratit, zotit Metodit, nga katundi Bubullimë dhe është 90 derhem, në vitin 1745, nga dora e Janko Voskopojarit”. Ndërsa në një eksapter është gdhendur mbishkrimi: Χρισικου Στεργιος Διμητριου Γογου 1860 Ιο(υ)ν(ι)ος 21. “Argjendari, Stergji Dhimitër Goga 1860, qershor 21”. Në një eksapter tjetër është shkruar: Ανεκαινισθησαν αι διο εξαπτερυα της κοιμησεως επιτροπος Μιτους Ζαπος 1860 Ιουνιος 21. “U përtërinë dy eksapterat e Fjetjes së Shën Mërisë kujdestar është Mit Zhapa 1860, qershor 21”. 
Në hieroren e kishës "Fjetja e Shën Marisë" në Berat ndodhen lipsanët e Gorazhdit dhe të Angjellarit. Shën Gorazhdi ishte nga Moravia, i cili e ushtroi veprimtarinë e tij misionare në Berat ku edhe u martirizua. Lipsanët e shenjtorëve ruhen në dy arka. 
Mbi kapakun prej argjendi të arkës së lipsanëve të Gorazhdit dhe Angjellarit është shkruar: Επιτροπευοντος του Κυριου Κ. Βεβετζκα. Δαπαναις του καθεδρικου ναουν της Κοιμησεως της Θεοτοκου ακροπολεο(σ) / Βεραριου επι της αρχιερατειας του Μητροπολιτου Βελεγραδων Κυριου / Ανθιμος. Ετος 1885 Ν(ο)ε(μ)β(ριου) 11 / Δια χειρος Γανριηλ / Δ. Τιραναλη ετος / 1885 Νοεμβριου 11. “Në kohën e kujdestarinë së zotit K. Veveçka. Me shpenzimet e kishës katedrale të Fjetjes së shën Mërisë të Kalasë së Beratit, në kohën e peshkopatit të mitropolitit të Beratit, zotit Anthim, viti 1885, nëntor 11. Me dorën e gabriel D. Tiranasit, viti 1885, nëntor 11”. Gjithashtu një ikonë e kësaj kishe paraqet fjetjen e shenjtorëve sllavë. Ikona i përket ciklit të ikonave të mëdha të ikonostasit të kishës dhe është realizuar nga Joan Çetiri.
Në qendër të ikonës paraqiten Gorazhdi dhe Angjellari. Arkitektura e banesave me çati të kuqe, kisha e vendosur në pjesën shkëmbore, lumi dhe ura sipër tij i referohen Beratit, qytetit ku gjenden dhe lipsanet e dy shenjtorëve sllavë.
MEDIA NGJALLJA, 2.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse