EmailFacebookKontakt
Lajme

KËRKESË  – Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, miq dhe dashamirës!

02/12/2025

KËRKESË 
Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, miq dhe dashamirës!
Urojmë që të jeni mirë të gjithë!
Duke ju falënderuar së pari, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në shërbesën tonë, gjatë këtyre viteve në Famullia e shën Dhimitrit Shtërmen guxojmë të kërkojmë përsëri mbështetjen dhe ndihmën tuaj për të vazhduar punën e lavdërueshme më Zotin, për ndërtimin e Kishës së “Shën Llazarit”, në fshatin Shtërmen.
Nga vendosja e gurit të themelit, në datën 21 Maj 2025, deri më sot, me ndihmën dhe kontributin tuaj, për të cilin ju falënderojmë përzemërsisht, janë realizuar afërsisht 28% të punimeve, me një vlerë prej ~ 7.4 Milion lek të vjetra! Tani ndërpremë punimet prej gati 10 ditësh në mënyrë që të shlyenim detyrimet finaciare. 
Populli besimtarë i Shtërmenit pret me padurim që ne të vazhdojmë me punimet. 
Për këtë KËRKOJMË MBËSHTETJEN TUAJ!
E theksojmë përsëri se pa mbështetjen e besimtarëve të Shtërmenit edhe pa mbështetjen e gjithësecilit prej jush ne e kemi të pamundur ta përfundojmë këtë vepër kaq shumë të nevojshme për komunitetin orthodhoks.
Kërkojmë përulësisht ndihmën, kontributin dhe dhuratën tuaj sipas mundësisë që ka gjithsecili prej jush. Çdo dhuratë e juaja është shumë e vlefshme në sytë e Zotit!
Perëndia ju mbushtë me bekimet e Tij.
Media Ngjallja 02.12.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse