EmailFacebookKontakt
Lajme

Fondacioni “Fryma e Dashurisë” – aktivitete festive në kopshtet dhe shkollat me rastin e festës së Flamurit

29/11/2025

GËZUAR 28 NËNTORIN
Në shkollat dhe kopshtet e fondacionit “Fryma e Dashurisë”, u zhvilluan aktivitete edukative dhe festive me rastin e 28 Nëntorit. Fëmijët tanë festuan me këngë, poezi, valle tradicionale dhe punime artistike që përcjellin dashurinë për atdheun.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe bashkëpunuese, me fokus tek zhvillimi i njohurive, kreativitetit dhe punës në grup. Falënderojmë mësuesit, edukatorët dhe prindërit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
Urime 28 Nëntori për të gjithë!
Urojmë që kjo ditë të na gjejë të bashkuar në kujdesin dhe edukimin e brezave të rinj, me vlera pozitive, respekt dhe përgjegjësi.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse