EmailFacebookKontakt
Lajme

Nisi ndërtimi i Kishës së Shën Llazarit në Shtërmen

26/11/2025

Me bekimin e Mitropolitit të Shpatit, Librazhdit dhe Elbasanit Hirësisë së tij imzot Andonit kanë nisur punimet për ndërtimin e kishës së Shën Llazarit në Shtërmen. 
Është vet Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit që ka siguruar një pjesë të fondit në bashkëpunim me komunitetin e Shtërmenit.
Ndërtimi i kësaj kishe plotëson ansamblin e tempujve ortodoksë në Shtërmen që numëron tashmë tre kisha.
Kisha e Shën Llazarit prej shekujsh ka shërbyer si vend lutje dhe adhurimi dhe besimtarët e zonës e njohin atë si kishë mrekullibërëse. Ajo u shkatërrua në vitin 1967 dhe besimtarët nuk hoqën dorë kurrë prej saj sepse ata gjithmonë kanë gjetur shërim për sëmundjet e tyre si ato fizike por edhe shpirtërore.
Punimet e kishës po mbikqyren nga kleriku përgjegjës Atë Petro Halili. 
Media Ngjallja para disa ditësh e vizitoi këtë fshat dhe pa nga afër edhe ndërtimin e Kishës. 
Përgjatë vizitës tonë ne u takuam edhe me banorët të cilët ishin mirënjohës dhe falenderues ndaj Mitropolitit të Elbasanit Hirësi Andonit që bëri të mundur restaurimin e Kishës së Shën Marisë dhe ndërtimit edhe të Kishës së Shën Llazarit. 
Lavdi Perëndisë për të gjitha! 
Media Ngjallja, Nëntor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse