EmailFacebookKontakt
Lajme

E diela IX-të e Llukait – Kisha Fjetja e Hyjlindëses, Dropull

23/11/2025

Të Dielën e sotme, IX Llukait, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore në kishën Fjetja e Hyjlindëses në fshatin Dervician, Dropull. 
Derviciani, i cili është edhe fshati më i madh i Dropullit, është i njohur edhe për traditën e pasur orthodhokse, të cilën e ruan me fanatizëm. Banorët, kujdesen vullnetarisht dhe me zell për mirëmbajtjen e kishave dhe manastirit të fshatit. Të Dielën e sotme, të shumtë ishin besimtarët, që u mblodhën në kishë për t’u kishëruar, por edhe për të marrë bekimin e Mitropolitit Nathanail.
Në predikimin e tij, Mitropoliti theksoi rëndësinë e lëmoshës, që të krishterët duhet të kryejnë për njerëzit në nevojë. Solidariteti me njerëzit në nevojë, nuk na varfëron materialisht, sepse Perëndia na bekon edhe më tepër, por përkundrazi, me anën e solidarizimit dhe lëmoshës ne pasurohemi shpirtërisht dhe bëhemi të denjë për të marrë pjesë në gëzimin e Zotit tonë, si shërbëtorë të mirë dhe besnikë.
Pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore Mitropoliti, klerikët dhe besimtarët u mblodhën në qendrën enorike të kishës, për konsumuar mëngjesin dhe për të diskutuar mbi çështje të ndryshme të enorisë.
Dhjakon Pandeleimon Zeneli
Media Ngjallja 23 Nëntor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse