EmailFacebookKontakt
Lajme

U kremtua Festa e Hyrjes së Hyjlindëses Mari në Tempull në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë

21/11/2025

Në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë u zhvillua sot Liturgjia Hyjnore kushtuar të kremtes së Hyrjes së Hyjlindëses Mari në Tempull, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit kishtar orthodhoks. Atmosfera ishte e mbushur me përshpirtshmëri, ndërsa besimtarë të shumtë morën pjesë në shërbesat liturgjike, duke nderuar kështu këtë ditë të shenjtë.
Shërbesat e shenjta, Mëngjesorja, Bekimi i Pesë Bukëve dhe Liturgjia Hyjnore u drejtuan nga Arkimandrit Ignati, në bashkëmeshim me klerikët e Tiranës.
I pranishëm në kishë ishte edhe Kryepiskopi Joan, i cili ndoqi shërbesën dhe u lut bashkë me kletërikët dhe besimtarët, duke i dhënë kremtimit solemnitet të veçantë.
Hyrja e Hyjlindëses në Tempull, është festa që kremton mbarimin e Tempullit fizik në Jerusalem, si vendbanim i Perëndisë. Kur Maria e vogël hyri në tempull, koha e Tempullit mbaroi dhe u tregua “parënisja e pëlqimit të Perëndisë”. Në këtë festë, ne kremtojmë – në personin e nënës së Krishtit – atë që edhe ne vetë jemi, shtëpia dhe tenda e Zotit. …Sepse ju jeni tempuj të Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: “Unë do të banoj në mes të tyre dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im” (2 Korinthianët 6:16; Isaia 52:11).
Media Ngjallja
Data: 21.11.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse