EmailFacebookKontakt
Lajme

Aktivitete të larmishme shpirtërore organizuar nga zyra e rinisë pranë kryepiskopatës së hirshme

21/11/2025

Në ambientet e rinisë orthodhokse në katedralen “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, vijojnë takimet me tema shpirtërore organizuar nga Zyra e Rinisë pranë Kryepiskopatës së Hirshme.
Në këto takime ftohen të mbajnë tema klerikë të kishës orthodhokse, teolog, katekistë, historian, bizantologë, etj. Ata përçojnë mesazhe ungjillore, nga tradita e shenjtë e Kishës, agjiologjia, historia dhe arti kishtar, muzika bizantine, ikonografia, etj. 
Programi i Zyrës së Rinsë ofron takime të tilla shpirtërore dhe formuese tek salla e rinisë në ambientet e Katedrales: 
Të Hënë ora 18:00 Studim Biblik
Të Enjten ora 18:00 Temë shpirtërore
Të Dielën (pas Liturgjisë Hyjnore) Bisedë shpirtërore
Në ditë të përcaktuara nga koordinatoret e Zyrës së Rinisë, katekistet e kësaj Zyre zhvillojnë edhe mësime katekizmi për ata që duan të marrin Misterin e Pagëzimit të Shenjtë në Kishën Orthodhokse.  
Stafi i Zyrës së Rinisë
Media Ngjallja
Data: 21.11.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse