EmailFacebookKontakt
Lajme

Vizitë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF)

20/11/2025

Sot, me bekimin e Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Joan, përfaqësues të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, atë Grigor Pelushi, drejtues i Media “Ngjallja” dhe z. Andi Rëmbeci, pedagog në Departamentin e Historisë në Universitetin e Tiranës, zhvilluan një vizitë në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, institucion i drejtuar nga z. Elian Telini.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes AQSHF-së dhe KOASH-it, me fokus ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e shpirtërore.
Vizita përfshiu edhe një prezantim të mjediseve dhe të procesit të punës në arkivë, një aset i çmuar për kulturën dhe historinë tonë.
Me mirëkuptim dhe vullnet për bashkëpunim të mëtejshëm!
Media Ngjallja 20 Nëntor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse