Gjatë muajve të fundit janë kryer ndërhyrje thelbësore për pastrimin e vegjetacionit, sistemimin e gurëve dhe konsolidimin e mureve historike. Çdo hap është ndërmarrë me kujdes maksimal për të ruajtur strukturat ekzistuese dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre.
Projekti mbështetet nga World Monuments Fund dhe Cultural Emergency Response, të cilët kanë mundësuar nisjen e një procesi të rëndësishëm konservimi dhe zbatohen nga CHwB Shqipëri në bashkëpunim me DRTK Gjirokastër.
Struktura po bëhen më të qëndrueshme dhe po frenohet degradimi i mëtejshëm i monumentit.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse