EmailFacebookKontakt
Lajme

Ekspozita “Koleksioni i Biblave të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”

19/11/2025

Është çelur ekspozita "Koleksioni i Biblave" në Bibliotekën Kombëtare në kryeqytet. 
Kjo ekspozitë i sjell publikut një pasuri të trashëguar ndër shekuj që do ti bënte nder çdo biblioteke, e cila deri më sot ka mbetur pak e njohur. Behet fjalë për një numër mjaft të madh Biblash, disa syresh mjaft të rralla, të shtypura në Itali, Francë Gjermani, Hollandë, Greqi etj gjatë një periudhe që shkon nga
mesi i shekullit XV deri në atë të XIX. Krahas tyre jo pak dorëshkrime që përmbajnë po ashtu pjesë nga Shkrimet e Shenjta.
Pjesa e dytë e ekspozitës i kushtohet historikut të përkthimit të Shkrimeve të Shenjta në shqip. Ajo nis me librat e Buzukut Bogdanit dhe Budit, dëshmitë e para të shqipes së shkruar, në tẽ cilat gjen të përkthyera në shqip pjesë nga Bibla.
Më tej vazhdohet me përpjekjet e dekadave të para të shekullit te XIX për ta sjellë Biblën në shqip falë punës së madhe të bërë nga Shoqëria Biblike Angleze, nëpërmjet një sërë figurash të shquara të emancipimit tonë kombëtar, si Vangjel Meksi, Konstandin Kristoforidhi, Gjerasim Qiriazi, për të
vazhduar më tej në kohë me Fan Nolin, apo përkthime si ai i Dom Simon Filipajt etj.
Ekspozita do të mbetet e hapur për publikun deri në datën 19 Dhjetor 2025 dhe mund të vizitohet nga të gjithë ata që kanë interes.
Data: 19.11.2025 
Media Ngjallja

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse