EmailFacebookKontakt
Lajme

Mitropoliti i Korçës Hirësi Anastasi zhvillon vizitë shpirtërore në Manastirin e Shën Marisë në Boboshticë

18/11/2025

Mitropoliti i Korçës Hirësi Anastasi zhvilloi ditën e djeshme datë 17 Nëntor 2025 vizitë shpirtërore në manastirin e hirshëm të Fjetjes së Hyjlindëses Mari në fshatin Boboshticë pranë qytetit të Korçës. Ai shoqërohej nga Atë Stefani dhe bashkëshoqëruesit e tij. 
Në Manastir Hirësia e tij Imzot Anastasi u mirëprit nga kleriku që kujdeset për këtë manastir Atë Mihal Sanellari.
Hirësi Anastasi u njoh me historikun e këtij vendi të shenjtë dhe mjaft të rëndësishëm për besimtarët e Boboshticës por edhe më gjerë. Ai gjjthashtu u njoh me kontributet që besimtarët kanë ofruar për ta zbukuruar këtë vend.
Pak Histori….
Manastiri i Shën Marisë në Boboshticë u ndërtua në shekullin XVIII në fshatin Boboshticë të Korçës.
Afresket e kishës janë pikturuar në vitin 1829 prej Mihalit nga Magarova. Në apsidën e kishës së vjetër ishte shkruar emri i piktorit që kishte pikturuar afresket e kishës: Η δεησις τόν δούλον του Θεου / Βαγγελης. +Χείρ Μηχαηλ εκ κωμ / ης Μακαροβιον. Επί ετους 1829. / οκτομβρίου – 10. “Lutje e shërbëtorit të Perëndisë Vangjelit. Dora e Mihalit nga katundi Magarovë, në vitin 1829, tetor 10”. 
Nën kryqin e ikonostasit të kishës gjendej mbishkrimi: ή δέησις τού δούλου τού Θεού εύθυμίου Γεωργίου Πησοτερλή. Ι δέησις τό υσνάφη των χαντζήδων Ιω(άννου), κωνσταντίνου μετά Ιάννη Τέλη δημητρίου 1829. “Lutje shërbëtorit të Perëndisë, Efthimit të Gjergj Pisoderasit. Lutje esnafit të hanxhive, Janit, Kostandinit dhe Jan Telit të Dhimitrit, 1829” (Theofan Popa). Mbi ikonën e Krishtit në ikonostasin e kishës ishte shkruar: Δέησις τών δουλών τού Θεού Γεωργίου, Αναστασίου ιερεως Ναούμ, Βαγ / γέλη καί Στεφάνου έκ χώρας κατούντη 1826. “Lutje e shërbëtorëve të Perëndisë Gjergjit, prift Anastasit, Naumit, Vangjelit dhe Stefanit nga fshati Katund 1826” (Theofan Popa).
Ky manastir u shkatërrua në vitin 1967 nga regjimi ateist dhe ajo çfarë mbeti nga ajo kohë ishte vetëm kambanarja dhe një pjesë afresku në kishëzën që gjendet në anën veriore të kishës.
Ky manastir u ngrit në kohën e të lumurit Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Anastasit (1929 – 2025).
Manastiri po i nënshtrohet restaurimit të plotë në pjesën e jashtme të tij dhe zbukurimit të kishës me ikona.
Data: 18.11.2025
Media Ngjallja

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse