Të Dielën e sotme VIII Llukait, në të kremten e Apostullit dhe Ungjillorit Matthe, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail, drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Litrugjisë Hyjnore në katedralen Ngjallja e Krishtit në qytetin e Gjirokastrës.
Në përfundim të Shërbesës së Mëngjesores, Mitropoliti dorëzoi në Anagnost z. Orfea Beci, i cili për shumë vite shërben me përkushtim në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës.
Ndërsa në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti Nathanail i dha ofiqin Protopresviter, Atë Emiljano Litos, i cili mori edhe detyrën e Epitropit Arhieratik të Zonës Arhieratike Gjirokastrës dhe Drinopojës.
Pas Litrugjisë Hyjnore, Mitropoliti, klerikët dhe besimtarët u mblodhën në qendrën shpirtërore të Katedrales për të ndarë biseda shpirtërore dhe për të marrë bekimet e Mitropolitit.
Dhjakon Pandeleimon Zeneli
Data: 16.11.2025


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse