Me bekimin e Hirësi Astit vazhdon me përkushtim vepra katekitike e cila mbulon disa zona të Mitropolisë, nëpërmjet shërbimit të klerikëve dhe katekistëve të cilët shërbejnë çdo ditë. Atë Leonard Dedja, atë Aurel Bardho, Gabriel Shani, priftëreshë Justina Dedja, Valbona Kashari, Dionis Nushi, Justin Ndreko, Enklea Ndreko, Virgjil Mërkuri, Eleni Bardho, Gjergji Lala, Llazarion Teneqexhiu, Maria Kalldrëmxhi, Mihal Davidhi ofrojnë programet e katekizmit për 25 grupe me fëmijë, 4 grupe me adoleshentë dhe të rinj, 10 grupe grash, dhe një grup burrash, me të cilat zhvillohen takime javore.
Atë Leonard Dedja
Përgjegjës i katekizmit
Nën drejtimin e Mitropolitit të Beratit, Hirësi Astit dhe atë Joan Qakos, më 3 tetor 2025, u krye Shërbesa e Ajazmës së vogël për bekimin e fillimit të aktiviteteve të grupit rinor të Beratit.
Ditë e shtunë, më 25 tetor 2025, u organizua program ditor i përbashkët i rinisë orthodhokse të Beratit dhe Fierit. Dita nisi me mikpritjen dhe fjalët shpirtërore të Mitropolitit të Beratit, Hirësi Asti. Pasi morën bekimin e tij, të rinjtë shëtitën në qytetin e Beratit, vizituan Kishën e Shën Spiridhonit dhe morën pjesë në lojëra argëtuese futbolli e volejbolli. Pas drekës së përbashkët, programi vazhdoi me vizitën në kalanë e Beratit dhe Muzeun Onufri. Dita u përmbyll me mbrëmësoren në katedralen e Shën Dhimitrit. Ky aktivitet ndihmoi në rritjen e njohurive, në ndërtimin e miqësive dhe në përjetimin e lutjes së përbashkët, e cila forcon grupet e të rinjve.
Llazarion Teneqexhiu
Me 26 tetor 2025, gjatë kremtimit madhështor të Shën Dhimitrit, mbrojtësit të qytetit të Beratit, në Katedralen e Shën Dhimitrit, Hirësi Asti dorëzoi në dhjakon i z. Gjergji Boçi nga Krutja, i cili ka përfunduar studimet në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, Durrës. Po këtë ditë u dorëzua në anagnost z. Pandi Nano.


Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse