Çdo vit periudha e katekizmit në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës mbyllet me kampin ditor i cili edhe këtë vit u zhvillua në ambientet e manastirit të Fjetjes së Shën Marisë në Boboshticë me temën “Shenjtorët miqtë tanë më të mirë”. Në të morën pjesë mbi 120 fëmijë. Grupet përfaqësuese të Mitropolisë së Korçës morën pjesë në olipiadën biblike kombëtare dhe u u vlerësuan me vendin e parë për grupin e të vegjëlve dhe me vendin e tretë për grupin e të rriturve.
Me bekimin e Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij, Anastasit rifilluan aktivitetet e katekizmit për vitin shkollor 2025-2026 te qendrat e katekizmit në Korçë: Kisha e Profetit Ilia, Kisha e Shën Anës, Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, dhe në fshatrat Sovjan, Zvirinë, Pendavinj, Mborje, Drenovë, Boboshticë; në zëvendësinë e Pogradecit në të dyja kishat e qytetit; në zëvendësinë e Devollit, në fshatrat Hoçisht, Ziçish, Poloskë; në zëvendësinë e Kolonjës në Ersekë dhe në qytezën e Leskovikut dhe një herë në javë te burgu u burrave në Drenovë.
Katekizmi me fëmijët e shkollës Omiros zhvillohet pranë ambienteve të Katedrales me mbështjetjen e veçantë të mësuesve të shkollës. Të gjithë klerikët e Mitropolisë mbështetin mbarëvajtjen e katekizimit në enoritë e tyre. Gjate orës së katekizmit fëmijët mësojmë për Besimin Orthodhoks, psalin himne dhe këngë kishare dhe zbaviten me lojëra, punë dore dhe aktivitete argëtuese. 9 katekistë zhvillojnë programin e katekizmit, njëkohësisht shërbejnë si psaltë dhe kishtarë. Me porosinë e Ungjillit “Shkoni e bëni dishepuj” lutim Zotin të kemi fryte të shumta e të mbara për këtë sezon të ri katekizmi.
Atë Vangjel Sotiri
Përgjegjës i katekizmit



Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse