EmailFacebookKontakt
Lajme

Kremtimi i Dëshmorit të madh Shën Mina Çudibërësit në fshatin Gradishtë të Bashkisë së Divjakës

11/11/2025

U kremtua sot, dt. 11 nëntor 2025, me madhështi, në fshatin Gradishtë të Bashkisë së Divjakës e kremtja e Dëshmorit të madh Shën Mina Çudibërësit.
Në këtë të kremte madhështore mori pjesë edhe Mitropoliti i Beratit Imzot Asti, i cili kryesoi bashkëmeshimin me klerikët: Atë Aristir Gjyrgji, prifti i kësaj enorie, Ikonom Atë Terti Gjoka, Stavrofor Atë Grigor Ndreko, Atë Anastas Vrapi, Atë Spiro Qosja, që kishte ardhur sëbashku me një grup besimtarësh të Durrësit, dhe Dhjakon Gjergji Boçi.
Morën pjesë besimtarët e zonës, por edhe grupe besimtarësh të ardhur nga Durrësi, Vlora dhe Divjaka.
Predikimi për nder të shenjtorit u mbajt nga pedagogu i Fakultetit të Teologjisë në Kolegjin Universitar "Logos" , z. Dhimitër Qosja.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse