Pasditen e sotme, në Mbrëmësoren Panigjirike të së Kremtes së Madhe të Mbledhjes së Kryeëngjëjve të Shenjtë, Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, vizitoi fshatrat Bodrisht dhe Goranxi në Dropull. Në të dy këto fshatra, Mitropoliti drejtoi Shërbesën e Mbrëmësores, në kishat që janë ndërtuar në nderim të Kryeëngjëjve të Shenjtë.
Gjithashtu, mbrëmjen e sotme, ora 21.00, Mitropoliti do të marrë pjesë në Agripninë e Shenjtë në kishën e Shën Parashqevisë në Terihat, Dropull. Ndërsa ditën e nesërme, Mitropoliti Nathanail do të drejtojë Shërbesat e Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore në kishën e Kryeëngjëve në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen Varrosh.
Përgatiti për Media Ngjallja: Dhjakon Pandeleimon Zeneli
Data: 7.11.2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse